Ndërron jetë dizajneri që krijoi logon e famshme “I ♥ NY”

Amerika

Ndërron jetë dizajneri që krijoi logon e famshme “I ♥ NY”

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 13:59
“I ♥ NY”

Milton Glaser qëndron prapa logos së famshme, që frymëzoi logo të ngjashme në të gjithë botën.

Dizajneri grafik tejet influencues në Amerikë ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

E krijuar për një fushatë turistike të vitit 1977, logoja shpejt u bë e famshme në të gjithë botën dhe është përshkruar logoja më e imituar në histori.

Glaser më vonë tha se ai ishte “i habitur nga ajo që ndodhi me diçka kaq të vogël, një ide kaq e thjeshtë.”

Ai gjithashtu krijoi një poster të famshëm të Bob Dylan me flokë psikedelike dhe ishte bashkëthemelues i revistës New York.

Shkaku i vdekjes së tij ishte një sulm në tru, konfirmoi gruaja e tij, Shirley për New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat