Gjykatësi e ndalon botimin e librit të mbesës së Trumpit që e denigron presidentin amerikan - Bota Sot
Gjykatësi e ndalon botimin e librit të mbesës së Trumpit që e denigron presidentin amerikan

Amerika

Gjykatësi e ndalon botimin e librit të mbesës së Trumpit që e denigron presidentin amerikan

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:45
Donald Trump

Një gjykatës në New York e ka ndaluar përkohësisht botimin e librit të Mary Trump, mbesës së presidentit amerikan Donald Trump. Masa vlen deri të paktën 10 korrik 2020. Xhaxhai i saj, Robert Trump bëri kërkesën për ndalimin e botimit. Ai është vëllai më i vogël i presidentit amerikan.

Në kërkesën e tij, Robert Trump argumentoi se libri shkel një marrëveshje të mëparshme për mos-zbulim. Deri më 10 korrik, Mary Trump dhe botuesi i saj tani duhet t’i japin arsyet e veta për mosndalimin e botimit.

Libri “Shumë dhe kurrë sa duhet: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë” – nuk duhet të botohet deri më 28 korrik. Avokati i Mary Trump menjëherë njoftoi për veprime juridike kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Shtetit në New York. Kjo sipas tij shkel lirinë e shprehjes të garantuar në kushtetutë.

Javën e kaluar, Robert Trump dështoi përpara një gjykate tjetër në New York për të ngritur një urdhër gjyqësor kundër librit. Vëllai i presidentit amerikan akuzon mbesën e tij për shkeljen e një marrëveshjeje të hershme të konfidencialitetit me librin për trashëgiminë e patriarkut të familjes Fred Trump – babai i Robertit dhe Donald Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat