Si do t’i afrohet Biden çështjes së Koresë së Veriut?

Amerika

Si do t’i afrohet Biden çështjes së Koresë së Veriut?

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 14:01
Biden dhe Kim

Që kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve në SHBA, ekspertët kanë diskutuar se si do të ndryshojë politika e tij e jashtme për dallim nga ajo e Donald Trump.

Sipas BBC, një fushë ku ka të ngjarë të shohim një ndryshim të madh është Koreja e Veriut.

Trump kishte marrëdhënie të luhatshme me Pyongyang, duke filluar me kërcënime si “zjarr dhe tërbime” e deri tek mbajtja e samiteve dhe e shkëmbimit të “letrave të dashurisë”, me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në vitet e mëvonshme.

Biden – i cili e quajti Kim një “bandit” gjatë debateve presidenciale – ndoshta do të ketë qasje më të kujdesshme ndaj Koresë së Veriut.

“Biden ka shumë gjasa të kthehet në një qasje tradicionale kundrejt Veriut që do të nënvizonte rëndësinë e bisedimeve në nivelin e punës nga të cilat ai do të kërkonte progres në planifikimin e një harte rrugore të denuklearizimit, para se të binte dakord për bisedimet e samitit”, ka thënë Park Won-gon, akademiku i Koresë së Jugut për agjencinë e lajmeve Yonhap.

Në anën tjetër, disa analistë shqetësohen se Biden mund t’i kthehet politikës së “durimit strategjik” të Barak Obamës, e cila është quajtur nga disa si “injorancë strategjike” ose “koma strategjike”.

Një nga këshilltarët e tij ka thënë se Biden do të ishte i gatshëm ta takonte Kim nëse do të ishte pjesë e një strategjie aktuale që do t’i çonte përpara në objektivin e denuklearizimit – por nuk ka gjasa të zhvillojë ndonjë lloj miqësie të ngjashme me atë sikurse të Trump dhe të udhëheqësit të Koresë së Veriut.

“Një nga gjërat që do të humbasim është kimia midis Kim dhe Trump. E di që shumë njerëz nuk e dëshirojnë atë, por miqësia e tyre ka përfitime”, tha Harrz Kazianis, drejtor i Studimeve Koreane në Qendrën për Interesat Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat