Trump thotë se rinumërimi i votave në Georgia është humbje kohe

Amerika

Trump thotë se rinumërimi i votave në Georgia është humbje kohe

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:28
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se rinumërimi i votave që është duke u zhvilluar në Gjeorgjia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është humbje kohe.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se aty nuk po lejohet që të tregohet nëse po përputhen ose jo nënshkrimet.

“Rinumërimi i votave që po ndodh në Gjeorgji është humbje kohe. Ata nuk po tregojnë nënshkrimet që përputhen. Anulojeni rinumërimin derisa ata ta lejojnë përputhjen. Mos lejoni që Radikalët e Majtë t’i vjedhin zgjedhjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat