Mbi 55 për qind e zjarrfikësve njujorkez, refuzojnë vaksinimin kundër COVID-19

Amerika

Mbi 55 për qind e zjarrfikësve njujorkez, refuzojnë vaksinimin kundër COVID-19

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Mbi gjysma e zjarrfikësve të qytetit të New Yorkut thanë se nuk do të vaksinohen për COVID-19, pavarësisht nga vala e dytë e rasteve në qytet.

Gati 55 për qind e 2,053 zjarrfikësve u përgjigjën “jo” kur u pyetën “A do ta merrni vaksinën kundër COVID-19 nga Pfizer kur departamenti ta vë në dispozicion?” sipas një studimi të fundit të unionit.

Sondazhi u krye nga Shoqata e Zjarrfikësve të Uniformuar (UFA), një sindikatë që përfaqëson 8,200 zjarrfikës aktivë në qytet, sipas New York Post.

Nëse zbulimet e sondazhit bëhen realitet – pasi shteti i Nju Jorkut parashikon 170 mijë doza të vaksinës Pfizer në pritje të miratimit emergjent të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) – mijëra reagues të parë do të mbesin të prekshëm ndaj virusit dhe do të vazhdojnë të jenë përhapës të mundshëm.

Shteti, dikur një epiqendër për virusin, zbuti rastet gjatë verës. Sidoqoftë, javët e fundit zona ka parë një valë të dytë të infeksioneve.

Sipas Times, shteti raportoi një mesatare prej 8,815 rastesh të reja çdo ditë, një rritje prej 80 për qind krahasuar me javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat