SHBA, ngecin negociatat mbi projektligjin për infrastrukturën

Amerika

SHBA, ngecin negociatat mbi projektligjin për infrastrukturën

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 00:49
Joe Biden

Një grup senatorësh centristë amerikanë mbetën të bllokuar të hënën në përpjekjen për të arritur marrëveshje mbi projektligjin 1.2 trilionë dollarësh të infrastrukturës për riparimin e rrugëve, urave dhe rritjen e fondeve për shërbimet e internetit të shpejtë.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë kishin shpresuar të finalizonin planin e tyre por ende nuk kanë arritur marrëveshje për shumat specifike të financimit për transportin publik, projektet e ujit, autostradat dhe përmirësimin e infrastrukturës së internetit të shpejtë për zonat rurale të vendit.

Një muaj më parë, Presidenti Joe Biden njoftoi marrëveshjen themelore me senatorët mbi planin, por negociatat janë zvarritur mbi detajet e shpenzimeve dhe mënyrën se si do të paguhet për ato.

Presidenti demokrat Joe Biden, gjashtë muaj pas fillimit të mandatit, e konsideron projektligjin e infrastrukturës si një nga përparësitë e tij më të mëdha legjislative dhe si një mënyrë të rëndësishme për t'u treguar votuesve se ai mund të negociojë një marrëveshje dy-partiake në Uashingtonin politikisht të përçarë.

Përkundër ngërçit të ri të hënën, Zëdhënësaj e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha, "është diçka që mund të pritet në momentet e fundit të nogociatave. Ka ende disa çështje të pazgjidhura.”

Megjithatë, Presidenti Biden u tha gazetarëve se, "Unë jam gjithmonë optimist" në lidhje me miratimin e projektligjit të infrastrukturës. /VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat