Maduro fiton zgjedhjet në Venezuelë, një shtet e uron pa dalë ende rezultati

Amerika

Maduro fiton zgjedhjet në Venezuelë, një shtet e uron pa dalë ende rezultati

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 22:51
Nicolas Maduro

Partia qeverisëse e Nicolas Maduros në Venezuelë ka fituar 20 nga 23 guvernatorët në zgjedhjet rajonale të së dielës, të parat në katër vjet në të cilat morën pjesë partitë kryesore të opozitës.

Kandidatët e opozitës fituan vetëm tre poste guvernatori. Në një lëvizje që pasqyronte rezultatin e parashikueshëm, Presidenti kuban uroi homologun e tij venezuelian përpara se autoritetet zgjedhore të kishin shpallur rezultatet.

Pjesëmarrja ishte e ulët në vetë 41.8 për qind, që është me e ulta në 20 vitet e fundit.

Zgjedhjet ishin të parat në gati katër vjet, të cilat nuk u bojkotuan nga partitë kryesore opozitare të Venezuelës. Në zgjedhjet e mëparshme, opozita u kishin thënë votuesve të tyre që të bojkotonin zgjedhjet me arsyetimin se nuk ishte një garë e drejtë.

Zgjedhjet presidenciale të 2018-s, të fituara nga Nicolas Maduro patën pretendime nga opozita për manipulim të votave dhe më shumë se 50 shtete refuzuan ta njohin Maduron si liderin legjitim të Venezuelës.

Por, me zotin Maduro ende në pallatin presidencial dhe Bashkimin Europian që dërgoi vëzhgues elektorale, partitë kryesore të opozitës vendosën të ndryshojnë strategjinë dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.

Megjithatë, shumë votues të opozitës e vunë në dyshim këtë veprim, duke argumentuar se Partia Socialiste, e cila ka qenë në pushtet për 22 vitet e fundit ka pasur nën kontroll të plotë autoritetet zgjedhore dhe institucionet e tjera, saqë zgjedhjet e lira pak ishin të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat