​Tërmeti godet Perunë, shkatërrohen 75 shtëpi

Amerika

​Tërmeti godet Perunë, shkatërrohen 75 shtëpi

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi 7.5 ballë sipas Rihterit goditi rajonin e largët të Amazonës në veri të Perusë të dielën dhe u ndje deri në Lima në qendër të vendit, duke shkatërruar 75 shtëpi, por pa raportime për viktima.

Qendra sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP) tha se tërmeti kishte një thellësi prej 131 kilometrash dhe se epiqendra ishte 98 kilometra nga qyteti i Santa Maria de Nieva në provincën e Condorcanqui.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë Perunë qendrore dhe veriore. Disa banorë u larguan nga shtëpitë e tyre si masë paraprake, sipas raporteve të radios dhe televizionit lokal.

Asnjë dëm nuk u raportua në tubacionin e naftës prej 1.100 kilometrash të Petroperu-së në pronësi shtetërore që përshkon rajonin peruan të Amazonës në brigjet e Paqësorit në veri.

Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile (Indeci) tha në një deklaratë se 220 shtëpi janë prekur, 81 të pabanueshme dhe 75 të shkatërruara. Shtatë vende të adhurimit fetar dhe dy qendra tregtare ishin në mesin e objekteve të dëmtuara, tha Indeci, duke shtuar se katër banorë u plagosën.

Presidenti Pedro Castillo tha përmes Twitter se ai urdhëroi vendosjen e menjëhershme të personelit mbështetës dhe bëri një udhëtim me një aeroplan ushtarak në zonë.

"Ne do të mbështesim të prekurit dhe do të adresojmë dëmet materiale," tha ai.

Walter Culqui, kryebashkiak i qytetit të Jalca Grande në provincën Chachapoyas, tha se disa shtëpi ishin dëmtuar, duke lënë tre persona me lëndime jo serioze. Një pjesë e kullës së kishës në zonë u shemb, tha ai.

Sistemi i paralajmërimit i SHBA-së tha se nuk kishte paralajmërim për cunami pas tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat