​SHBA shkurton zgjatjen e licencave të biznesit për grupin rus GAZ

Amerika

​SHBA shkurton zgjatjen e licencave të biznesit për grupin rus GAZ

Më: 24 janar 2022 Në ora: 22:19
Ilustrim

Departamenti i Thesarit i SHBA-së shkurtoi sot zgjatjen e zakonshme të dy licencave të përgjithshme për grupin rus GAZ, i cili prodhon automjete komerciale, tha një zyrtar i Ministrisë për Reuters.

Agjencia britanike thekson se vendimi është marrë në kuadër të masave që Shtetet e Bashkuara po përpiqen “të pengojnë Rusinë nga pushtimi i Ukrainës”.

Një zyrtar nga ministria amerikane tha se licencat, të cilat më parë ishin zgjatur për një vit dhe që duhet të skadojnë të mërkurën, janë zgjatur vetëm për 90 ditë.

“Këto kompetenca janë zgjatur për një periudhë më të shkurtër kohore, duke pasur parasysh situatën aktuale me Rusinë. Zgjatjet e ardhshme do të varen nga sjellja e Rusisë”, tha një zyrtar i Thesarit për Reuters.

Rusia ka vendosur dhjetëra-mijëra trupa përgjatë kufijve të Ukrainës, por mohon planifikimin e një pushtimi dhe NATO ka njoftuar se forcat e aleancës janë në gatishmëri dhe se kontingjenti në Evropën Lindore po forcohet.

Ndryshe, Thesari amerikan vendosi sanksione në vitin 2018 kundër miliarderit Oleg Deripaska dhe tetë kompanive në të cilat ai është aksionar i madh, përfshirë prodhuesin GAZ, duke përmendur veprimtaritë keqdashëse nga Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat