Flet familja e emigrantit kongolez, i vrarë pas një ndalese trafiku në Miçigan

Amerika

Flet familja e emigrantit kongolez, i vrarë pas një ndalese trafiku në Miçigan

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:22
Familja e emigrantit kongolez

Policia në Miçigan të Shteteve të Bashkuara thotë se arsyeja e ndalimit të emigrantit 26 vjeçar nga Kongo, Patrick Lyoya ishte se ai po drejtonte makinën me targa që nuk përputheshin me automjetin. Por ky ndalim për kontroll u pasua me të shtëna armësh. Një oficer policie qëlloi për vdekje afrikano-amerikanin. Familja Lyoya flet për herë të parë pas incidentit.

Pamjet janë të rënda. Për disa çaste, emigranti kongolez Patrick Lyoya qëndron i hutuar jashtë makinës së tij në Miçigan, ndërsa oficeri i policisë ofrohet. Pastaj vrapon dhe përleshet… në këtë pamje shihet oficeri duke qëndruar mbi trupin e tij të pajetë, pasi e qëllloi në kokë.

Autoritetet policore thonë se 25 vjeçari u ndalua për shkelje trafiku.

Familjarët e tij folën për herë të parë pas incidentit.

“Nuk e dija që këtu në Amerikë mund të vrasësh dikë në një stil ekzekutimi… të vritet dikush me revole nga një oficer policie. Dëshira ime është që takimi me një oficer policie në Amerikë të jetë i sigurt”, tha Peter Lyoya, babai i Patrick Lyoya.

“Ne ikëm nga lufta e Kongos sepse atje nuk kishim siguri. Mendoja se kam ardhur në një tokë të sigurt, në parajsë. Jam e tronditur, që djali im është vrarë me plumba”, thotë nëna e Patrickut, Dorcas Lyoya.

Oficeri i policisë është pezulluar nga puna me pagesë, në pritje të hetimeve. Emri i tij nuk është bërë i ditur.

“Policia shtetërore e Miçiganit po kryen një hetim të plotë, në të cilin nuk kam qasje për shkak të konfliktit të interesit. Tani nuk do të marrë një vendim bazuar në rregullat ose ligjin penal”, thotë Eric Winstrom, shef i policisë në qytetin Grand Rapids.

Avokati që përfaqëson familjen dëshiron që oficeri të akuzohet dhe ndiqet penalisht.

“Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe ne po kërkojmë dënimin e ushtarëve rusë që qëlluan civilët ukrianas pas kokës”, thotë avokati Ben Crump, duke krahasuar ushtarët rusë me oficerin që vrau Patrickun, ndërsa protestuesit në rrugë kërkojnë drejtësi.

“Duhet të flasim, diçka duhet të ndryshojë. Por ndryshimet nuk vijnë nëse zërat tanë nuk dëgjohen”, thotë akvistja Britanna Pearson.

Vrasjet e afrikano-amerikanëve nga policia përcillen me reagime të forta. Më 2020 vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në Minesota, shkaktoi protesta për drejtësi racore në mbarë vendin./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat