Një i vdekur nga të shtënat në një tren udhëtarësh në San Francisco

Amerika

Një i vdekur nga të shtënat në një tren udhëtarësh në San Francisco

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 08:24
San Francisco

Një person u vra dhe një tjetër u plagos, pasi një burrë hapi zjarr në një tren udhëtarësh të mbushur me njerëz në San Francisco.

Të shtënat ndodhën të mërkurën rreth orës 10:00 në stacionin Castro, me orën lokale dhe sipas Policisë ky dukej të ishte një incident i izoluar. 

Vrasësi ka zbritur nga treni në stacionin Castro dhe është larguar, ndërsa policia është në ndjekje të vrasësit.

Ende është e paqartë nëse vrasësi dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. Për momentin shërbimi i trenave metropolitane është pezulluar.

Hetuesit po kontrollonin gjithashtu imazhet nga kamerat në tren dhe në stacionin Castro.

Policia tha se i dyshuari është një burrë i veshur me rroba të errëta, me një xhaketë me kapuç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat