​“Ich bin ein Berliner”, 59 vite nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Amerika

​“Ich bin ein Berliner”, 59 vite nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 07:59
John F. Kennedy

Para 59 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner” (Jam qytetar i Berlinit) duke shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë.

Fjalimi i 26 qershorit të vitit 1963 ishte vlerësuar gjerësisht si fjalimi më i njohur i Luftës së Ftohtë dhe fjalimi më i famshëm antikomunist. 

Kennedy synonte të nënvizonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore 22 muaj pasi Gjermania Lindore e pushtuar nga Sovjetikët ngriti Murin e Berlinit për të parandaluar emigrimin masiv në Perëndim. 

Presidenti amerikan gjatë fjalës së tij u shpreh edhe në gjermanisht.

“Ka disa që thonë se komunizmi është e ardhmja. Le të vijnë të shohin Berlinin!. Sot në botën e lirë, thënia më krenare është ‘Jam qytetar i Berlinit (Ich bin ein Berliner)’”, tha ndër të tjera Kennedy.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat