Gara e vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë, Trump pritet të shpallë kandidaturën për President në korrik

Amerika

Gara e vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë, Trump pritet të shpallë kandidaturën për President në korrik

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 17:21
Donald Trump

Donald Trump mund të shpallë ndoshta që në korrik kandidaturën për zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

New York Times shkruan se kjo do të ishte një lëvizje për t’u mbrojtur pjesërisht nga zbulimet shkatërruese që dolën nga hetimi parlamentar për sulmin mbi Kapitol dhe hetime të tjera që po zhvillohen në lidhje me veprimet e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas sondazheve të deritanishme, nëse Trump do të shpallte kandidaturën për në Shtëpinë e Bardhë ai do të mund të merrte një konsensus të 80% prej republikanëve.

Lëvizja e mundshme e ish-presidentit për të shpallur kandidaturën shqetëson një pjesë të Partisë Konservatore, për rrezikun se zbritja e tij në fushë mund të largojë vëmendjen nga fushata për mandatin e mesëm, ku republikanët parashikojnë një fitore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit.

Për ata, megjithatë, do të ishte një mundësi për të transformuar votën e nëntorit në një referendum të ri për Trump.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat