Sulmuesi, që vrau gjashtë persona në Çikago, ende në arrati

Amerika

Sulmuesi, që vrau gjashtë persona në Çikago, ende në arrati

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Sulmuesi që dyshohet se vrau gjashtë persona dhe plagosi 31 të tjerë në Çikago, gjendet ende në arrati.

Policia dyshon se personi i armatosur ka qëlluar nga një çati.

Oficerët vazhdojnë kërkimet për një mashkull të bardhë, i cili besohet të jetë i moshës 18-20 vjeç.

Por këtë katër korrik, festimet u ndërprenë në mëngjesin e vonë, pasi parada e Parkut Highland u bë objektivi më i fundit i një sulmuesi masiv në ShBA.

Rrethinat e afërta kanë hyrë në bllokim, duke anuluar paradat lokale dhe shfaqjet e fishekzjarrëve në të gjithë zonën.

Të shtënat vijnë vetëm një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Teksas dhe Buffalo, Nju Jork – dhe një javë pasi Kongresi i ShBA-së miratoi legjislacionin e parë dypartiak për armët në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat