​Inflacioni u ngadalësua në SHBA për shkak të benzinës më të lirë

Amerika

​Inflacioni u ngadalësua në SHBA për shkak të benzinës më të lirë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Inflacioni i konsumatorit në Shtetet e Bashkuara u ngadalësua në korrik në 8.5 për qind me bazë vjetore, pasi presionet inflacioniste u zbutën pak dhe çmimet e benzinës ranë më së shumti.

Në korrik, krahasuar me muajin paraardhës, çmimet e konsumit shënuan rritje zero pasi energjia më e lirë me 4.6 për qind dhe benzina me 7.7 për qind neutralizuan rritjen mujore të çmimeve të ushqimeve me 1.1 për qind dhe shpenzimeve të përgjithshme të banesave prej 0.5 për qind, raporton CNBC.

Ekonomistët e anketuar nga kompania Dow Jones parashikuan rritje të inflacionit në korrik prej 8.7 për qind në bazë vjetore dhe 0.2 për qind në bazë mujore.

Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, u rrit me 5.9 për qind me bazë vjetore dhe me 0.3 për qind krahasuar me qershorin.

Megjithëse të dhënat për inflacionin janë më të ulëta se sa pritej, presionet inflacioniste mbeten të forta.

Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, çmimet e ushqimeve u rritën me 10.9 për qind, që është më i shpejti që nga maji i vitit 1979. Energjia elektrike u rrit me 1.6 për qind në bazë mujore dhe me 15.2 për qind në bazë vjetore. Indeksi total i çmimeve të energjisë është 32.9 për qind më i lartë se një vit më parë.

Mjetet e përdorura janë bërë më të lira me 0.4 për qind në bazë mujore, veshjet me 0.1 për qind, ndërsa çmimet e transportit janë ulur me 0.5 për qind, si pasojë e rënies së çmimit të biletave ajrore me 1.8 për qind në muaj, pra me 7.8 për qind në krahasim me korrikun 2021.

Kostot e përgjithshme të banesave vazhduan të rriten, me një rritje vjetore prej 5.7 për qind.

Pas raportit të inflacionit, pjesëmarrësit e tregut ndryshuan vlerësimet e tyre për rritjen e normës së interesit të Rezervës Federale, duke dhënë tani një perspektivë më të lartë për një rritje prej më pak se 0.5 pikë përqindjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat