Efekte katastrofike/ Ky fenomen nuk ka ndodhur prej 1000 vitesh, SHBA merr vendimin drastik

Amerika

Efekte katastrofike/ Ky fenomen nuk ka ndodhur prej 1000 vitesh, SHBA merr vendimin drastik

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:36
Lumi Kolorado e ka burimin në Malet Shkëmbore dhe rrjedh nëpër  Kolorado,

Disa shtete të SHBA-së dhe Meksika do të detyrohen të reduktojnë konsumin e ujit për të shmangur efektet “katastrofike” në  lumin Kolorado, pasi po rajoni përballet me një thatësirë të paprecedentë, shkruan The Guardian.

Pas më shumë se dy dekadash reshjesh të reduktuara, niveli i ujit të  lumit Kolorado  – jetik për shtetet perëndimore të SHBA-së ka  rënë në një nivel alarmues. Ciklet e thatësirës po përkeqësohen për shkak të ndryshimeve klimatike.

Pavarësisht paralajmërimeve prej vitesh, shtetet që varen nga lumi nuk e kanë ulur mjaftueshëm konsumin e ujit, duke bërë që autoritetet federale të vendosin kufizime ditën e djeshme. Arizona, deri në vitin 2023 do të reduktojnë ujin me 21%,  Nevada  me 8% dhe Meksika me 7%.

Kalifornia, e cila është më e varur nga uji i lumit Kolorado dhe është shteti më i populluar në SHBA, nuk do të preket vitin e ardhshëm nga këto reduktime. Në të njëjtën kohë, janë marrë masa në nivel lokal edhe në qytetet që  marrin ujin nga lumi, si për shembull në Los  Angeles  ku u vendosën kufizime për ujitjen e kopshteve.

Lumi Kolorado e ka burimin në Malet Shkëmbore dhe rrjedh nëpër  Kolorado, Utah, Arizona, Nevada , Kaliforni dhe Meksikën veriore ku më pas derdhet në det.

Lumi ushqehet kryesisht nga bora që grumbullohet në lartësi të mëdha gjatë dimrit dhe shkrihet gradualisht në muajt e ngrohtë. Por për shkak të ndryshimeve klimatike, reshjet janë ulur dhe bora po shkrihet më shpejt, duke ulur vëllimin e ujit në lumë, i cili furnizon miliona njerëz.

Shtetet perëndimore të SHBA po përballen me vitin e 23-të të thatësirës, ??më e madhja në më shumë se 1000 vite. Thatësira shton edhe intensitetin e zjarreve në pyje, të cilat po bëhen gjithnjë e më shkatërruese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat