Wyoming bëhet shteti i parë amerikan që ndalon pilulat e abortit

Amerika

Wyoming bëhet shteti i parë amerikan që ndalon pilulat e abortit

Më: 18 mars 2023 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Wyoming është bërë shteti i parë amerikan që ndalon pilulat e abortit pasi guvernatori i tij, Mark Gordon nënshkroi një projektligj që e bën të paligjshme përshkrimin ose shitjen e tyre. Shkelja dënohet me 6 muaj burg ose gjobë prej 9000 dollarësh, raportojnë mediat e huaja.

Gratë “mbi të cilat kryhet apo tentohet një abort kimik” nuk do të ndiqen penalisht.

Pilulat e abortit janë metoda më e zakonshme e ndërprerjes së shtatzënisë në SHBA. Projektligji i ëyoming e bën të paligjshme “përshkrimin, shpërndarjen, shitjen ose përdorimin e ndonjë droge me qëllim të kryerjes së një aborti”.

Ligji është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 korrik. Ai nuk mbulon pilulat ose trajtimin e mëngjesit për të mbrojtur një grua, shëndeti ose jeta e së cilës është në rrezik. Ai gjithashtu përjashton trajtimin e një “aborti natyror sipas udhëzimeve mjekësore të pranuara aktualisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat