Maduro i Venezuelës falënderon Trumpin për kthimin e një fëmije të lënë në SHBA

Amerika

Maduro i Venezuelës falënderon Trumpin për kthimin e një fëmije të lënë në SHBA

Më: 14 maj 2025 Në ora: 20:06
Nicolas Maduro

Një foshnjë venezueliane e ndarë nga prindërit e saj pasi kaluan kufirin ShBA-Meksikë së bashku një vit më parë dhe e cila mbeti në SHBA kur u deportuan, mbërriti në Venezuelë të mërkurën, ku presidenti Nicolas Maduro falënderoi e homologun e tij të SHBA-së, Donald Trump, për kthimin e saj.

Figura të rëndësishme në qeverinë socialiste të Venezuelës, e cila është nën sanksione të gjera të SkBA-së, kishin kërkuar vazhdimisht që Maikelys Espinoza Bernal, dy vjeç, të kthehej te nëna e saj, Yorely Bernal, e cila u deportua në Venezuelë në prill.

Imazhet në televizionin shtetëror treguan zonjën e parë të Venezuelës, Cilia Flores, duke e mbajtur fëmijën, e cila mbërriti me një fluturim largimi me migrantë të tjerë, në aeroportin ndërkombëtar pranë Karakasit. Vajza u ribashkua më vonë me nënën dhe gjyshen e saj në pallatin presidencial, në shoqërinë e Maduros.

“Duhet të jemi mirënjohës për të gjitha përpjekjet e Richard Grenell për përpjekjet e tij dhe ta falënderojmë edhe Donald Trumpin”, tha Maduro, duke e quajtur kthimin e fëmijës “një akt drejtësie”.

Babai i foshnjës, Maiker Espinoza, 25 vjeç, u dërgua në CECOT, burgun famëkeq të sigurisë maksimale në El Salvador ku administrata Trump ka dërguar të paktën 137 venezuelianë sipas Aktit të Armiqve të Huaj të vitit 1798, në mars, shkruan Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat