Gjashtë të vdekur, aeroplani bie në Oqeanin Paqësor

Amerika

Gjashtë të vdekur, aeroplani bie në Oqeanin Paqësor

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 23:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet amerikane po hetojnë një aksident ajror rreth 8 kilometra larg bregut të San Diegos, ku një aeroplan i vogël me gjashtë persona në bord u rrëzua në Oqeanin Paqësor pak pas ngritjes.

Rojat Bregdetare të SHBA raportuan gjetjen e mbetjeve pranë Point Loma dhe nisën një operacion kërkimi në ujëra rreth 60 metra të thella.

Të hënën, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi se të gjashtë personat ndërruan jetë.

Ky është aksidenti më i fundit në një seri incidentesh ajrore në Kaliforninë Jugore gjatë muajve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat