Presidenti Donald Trump përsëriti se SHBA nuk është e përfshirë në konfliktin e fundit midis Izraelit dhe Iranit.
“SHBA nuk ka të bëjë fare me sulmin ndaj Iranit sonte,” tha Trump në një postim në Truth Social.
Sakaq, gjatë ditës së shtunë Irani paralajmëroi SHBA-në dhe aleatët e saj të mos e ndihmojnë Izraelin të ndalojë sulmet hakmarrëse të Teheranit.
“Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre apo forme nga Irani, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë”, shtoi Trump.
“Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!!!”, përfundon deklarata e presidentin amerikan.