Treni përplaset me autobusin në Meksikë, të paktën 8 persona humbën jetën

Amerika

Treni përplaset me autobusin në Meksikë, të paktën 8 persona humbën jetën

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 19:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë të hënën, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur të paktën 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN, transmeton kp.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat