Kryebashkikaku i Pisaflores në Meksikën qëndrore qëllohet për vdekje

Amerika

Kryebashkikaku i Pisaflores në Meksikën qëndrore qëllohet për vdekje

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Persona të armatosur kanë vrarë, kryetarin e bashkisë së qytetit Pisaflores, në Meksikën qendrore, në një tjetër akt dhune ndaj zyrtarëve politikë në vend, njoftuan autoritetet lokale.

Kryetar i bashkisë dhe anëtar i Partisë së Gjelbër, Miguel Baena, pjesë e koalicionit qeverisës, u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej në një rrugë të qytetit.

Policia konfirmoi se trupi i tij kishte të paktën pesë plagë nga armë zjarri.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe janë ende në kërkim.

Partia e Gjelbër e dënoi ashpër vrasjen, duke e quajtur një “akt të ulët dhe burracak” dhe duke kërkuar me ngulm nga autoritetet që të kapin dhe të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat