Chris Christie, është emëruar nga Presidenti Trump, për rolin udhëheqës në luftën kundër epidemisë opioid

Amerika

Chris Christie, është emëruar nga Presidenti Trump, për rolin udhëheqës në luftën kundër epidemisë opioid

Më: 30 mars 2017 Në ora: 17:42
Chris Christie dhe gazetari ynë, Beqir Sina

NEW JERSEY : Mbas shumë debatesh dhe “hamendjesh” për të marr një post të lart në Administratën Trump, Guvernatori i shumë përfolur i “skandalit Bridgegate” i shtetit të Nju Xhersit, tani merr merr një rol të lartë të udhëheqjes në  Adimistratën Trump, për luftën kundra drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Ai do të kryesojë një komision të posaçëm për këtë çështje, në Administratën Trump, i cili është më i larti nga axhensitë së luftës kundër drogës. Christi, prej të hënës thuhet se do të udhëheq këtë zyrë një Panel, në kuadër të Zyrës së re të Shtëpisë së Bardhë, e cila është Zyra e Inovacionit të SHBA.

"Si ish-udhëheqës në sektorin privat, unë jam krenar për të njoftuar zyrtarisht se Shtëpia e Bardhë, ka hapur Zyrën e Inovacionit të SHBA, e cila do të punojë për zgjidhje të reja për problemet e shumta të kësaj fushe, në vendin tonë", ka thënë Donald Trump, në një deklaratë, duke shtuar se : "Një nga arsyet kryesore që unë kandidova për president ishte nevoja për të menduarit e ri, dhe, ndryshim të vërtetë."

Shtypi amerikan ka vënë re, se në të njëjtën ditë me emrimin e një posti në Shtëpinë e Bardhë, si ish-bashkëpunëtor i Guvernatorit të New Jesrseyt, Chris Christie, ndihmësi i tij,  Bill Baroni, të hënën u dënua me dy vjet burg për skandalin Bridgegate. 

Megjithse, Christie, ka mohuar çdo lidhje me këtë çështje, dhe prokurorët vendorë njoftuan në janar 2017, se ai nuk do të akuzohet më në këtë rast, ai vazhdimish ka qenë objekt i sulmit për atë skandal, kur u tha se ai dha urdhërin që “ura Washington Bridge që lidhë dy brigjet New Yorkun me New Jerseyn, për më shumë se 3 orë do të bllokohej, nga që aty fitojë një kryetar bashkie demokrat”.

Christie, që nuk deshi ta permendi skandalin,  tha në "Good Morning America" ??se ideja e Presidentit me hapjen e kësaj zyre në Shtëpinë e Bardhë, u realizua, dhe se ajo është pjesë e premtimeve të Presidentit Trump, për një qasje të re në luftën anti-varësisë të Administratës, pra një zyre, të re që do të jetë për të ndihmuar Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve, që vinë nga përdorimi i narkotikve dhe drogave, në SHBA, dhe në botë”.

"Ata kanë nevojë për ndihmën, e Administratës, dhe kjo zyrë e Shtëpisë së Bardhë do të hap dyert për t'i ndihmuar ata," tha guvernatori i New Jersey, që tani do të marrë në dorë udhheqjen e këtij offisi në Adminitratën Trump.

Përveç kësaj, Chris Christie, më parë se të merr një rol të lartë të udhëheqjes në luftimin e epidemisë opioid në Amerikë, ai ka kushtuar vitet e tij të fundit si guvernator, edhe asaj për trajtimin në "krizën e varësisë nga droga dhe lendet narkotike." 

Kritikët e zotit Christie, megjithatë, kanë vënë në dukje të kaluarën e tij si një luftëtar të drogës, mbështetjen e tij për shumë nga ligjet pasojat e të cilit ai më vonë i ka kritikuar, dhe kundërshtimin e tij të vazhdueshme ndaj legalizimit të drogës në disa shtete federale të SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat