Exit poll: Trump faktori kryesor në votimin e sotëm

Amerika

Exit poll: Trump faktori kryesor në votimin e sotëm

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 00:00
Exit poll: Trump faktori kryesor në votimin e sotëm

Zgjedhjet e sotme në 170 mijë qendrat e votimit për Kongres të SHBA-së, janë duke shkuar në rregull, duke mos pasur asnjë incident të madh.

Edhe pse votimet ende nuk kanë përfunduar, nuk është raportuar për ndonjë sulm kibernetik ndaj sistemit elektoral amerikan nga Rusia, apo aktorë të tjerë të huaj.

Në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, zyrtarët thanë se agjencitë e zbulimit, nuk kishin vënë re ndonjë shenjë “fushate të koordinuar” për të prishur zgjedhjet e së martës.

Të dhënat e exit pollit, të publikuar nga BBC, tregojnë se 65% e qytetarëve mendojnë se presidenti Donald Trump ishte faktori kryesor në votimin e sotëm.

Rreth 26% e votuesve thanë se Trump ndikoi pozitivisht në zgjedhjen e tyre për kandidatin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa 39% votuan për të kundërshtuar presidentin (dhe 33% nuk e ndryshuan votën e tyre).

Rreth 44% e votuesve miratojnë punën që Trump po bën si president, gjë që nuk është ndryshe nga vlerësimi i Obamës në kushtet e mesit të vitit 2010.

Çështje të tjera të rëndësishme për votuesit përfshinin:

Kujdesi shëndetësor në 43%,

Imigracioni në 23%,

Ekonomia në 21%,

Politika e armëve në 11%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat