Shtëpia e Bardhë: Raporti që paralajmëron rrezik nga ndryshimi i klimës, i pasaktë - Bota Sot
Shtëpia e Bardhë: Raporti që paralajmëron rrezik nga ndryshimi i klimës, i pasaktë

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Raporti që paralajmëron rrezik nga ndryshimi i klimës, i pasaktë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Ndryshimi i pakontrolluar i klimës do të kushtojë qindra miliardë dollarë amerikanë dhe do të dëmtojë shëndetin e njeriut dhe cilësinë e jetës, paralajmëron një raport i qeverisë amerikane.

“Rreziqet e ardhshme nga ndryshimet klimatike varen … nga vendimet e marra sot”, thotë Vlerësimi i Katërt Kombëtar i Klimës.

Raporti thotë se ndryshimi i klimës “paraqet sfida në rritje për shëndetin dhe sigurinë njerëzore, cilësinë e jetës dhe normën e rritjes ekonomike”.

Paralajmërimi është në kundërshtim me agjendën e burimeve fosile të administratës Trump.

Shtëpia e Bardhë tha se raporti – i hartuar me ndihmën e shumë agjencive dhe departamenteve të qeverisë amerikane – ishte i pasaktë.

Zëdhënësja, LindsayWalters tha se ishte “në masë të madhe i bazuar në skenarin më ekstrem, i cili bie në kundërshtim me prirjet e vendosura duke supozuar se … do të kishte teknologji dhe inovacion të kufizuar dhe një popullsi që po zgjerohet me shpejtësi”. Shkencëtarët kryesorë në botë pajtohen se ndryshimet klimatike janë të nxitura nga njerëzit dhe paralajmërojnë se ndryshimet natyrore të temperaturës po përkeqësohen nga aktiviteti njerëzor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test