Një veprimtari e bukur përmbyllëse për Vitin e Skenderbeut

Amerika

Një veprimtari e bukur përmbyllëse për Vitin e Skenderbeut

Nga: Sadik Elshani Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:08
Në Nju Xhersi u organizua një Konferencë Shkencore për Vitin e Skenderbeut dhe u bë përurimi i poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skenderbeu” të aktorit Xhevat Limani

Viti 2018 është shpallur Viti i Skenderbeut në tërë botën shqiptare, sepse shënojmë 550 vjetorin e ndarjes fizike nga kjo botë të Heroit tonë Kombëtar. Po ashtu, shënojmë edhe 575 vjetorin e kthimit të tij në Krujë, për të shënuar kështu periudhën më të ndritur e më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Me këtë rast në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë u organizuan mjaft manifestime të ndryshme kulturore – artistike, konferenca shkencore, simpoziume, etj. Siparin e këtyre veprimtarive e hapi Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe e Arteve me seli në Nju Jork, e cila ne ditën e shtunë më 13 janar në mjediset e Monroe College në Bronx organizoi Konferencën Shkencore kushtuar figurës së Gjergj Kastriot – Skenderbeut me rastin e 550 vjetorit të kalimit të tij në botën e lavdisë së përjetshme. Në këtë konferencë ku mernin pjesë një numër i lakmueshëm i bashkatdhetareve, u paraqit një numër i madh i kumtesave që vinin nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Në këtë tubim merrte pjesë edhe një grup veprimtarësh nga shoqata “Bijtë e Shqipes”. Ndërsa një javë më vonë, edhe shoqata “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia organizoi një veprimtari dinjitoze ku u paraqiten disa kumtesa serioze, shoqëruar pastaj me një program artistik dhe koktejin tradicional me pije e ushqime të kuzhinës shqiptare.

Në fillim të dhjetorit morëm një njoftim nga dr. Bexhet Asani, i cili na ftonte që të marrim pjesë në një veprimtari që do te organizohej në Nju Xhersi në fund të dhjetorit, një veprimtari, një Konferncë Shkencore për ta mbyllur Vitin e Skenderbeut. Edhe përkundër angazhimeve tona në punë e veprimtari të fundvitit, ia arritëm që të bëheshim pjesë e kësaj veprimtarie të bukur. Veprimtaria u zhvillua më 28 dhjetor në Pompkin Lakes (Nju Xhersi), në qendrën qytetare, shoqërore (Civic Center) të këtij qyteti. Kjo Konferencë Shkencore u organizua nga dr. Bexhet Asani, sekretar i Akademisë Alternative Pegasiane, zonja Sabije Veseli, kryetare e Shoqatës së Grave Shqiptaro – Amerikane “Marigona”, imami Arun Pollozhani dhe prof. Bashkim Klloboçishta, hulumtues i shkencave historike. Merrte pjesë një grup, ndoshta jo i madh në numër, por i zgjedur i bashkatdhetarëvë - njerëz të artit shkencës e kulturës, kryesisht me banim në Nju Xhersi e Nju Jork. Nga shoqata “Bijtë e Shqipes” merrte pjesë një grup i përbërë nga kryetari Bujar Gjoka, anëtarët e Këshillit Drejtues: Bujar Çela e Sadik Elshani dhe ish nxënësja e shkollës shqipe “Gjuha Jone”, Silvana Çela – vajza e Bujarit.

Këtë konferencë e hapi dr. Bexhet Asani, i cili u dëshiroi mirëseardhjen të pranishmeve dhe pastaj bëri njoftimin për programin dhe mbarëvajtjen e këtij tubimi shoqëruar me një fjalë hyrëse për rëndësinë e figurës së Skenderbeut në historinë tonë kombëtare dhe theksoi: “Për një cerek shekulli Shqipëria dhe Gjergj Kastriot Skenderbeu ishin mburoja e Europës.

Kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për njëzetë e pesë vjet bëri luftë çlirimtare, për njëzetë e pesë vjet bëri luftë ngadhënjimtare, për njëzetë e pesë vjet vigjiloi për të mbrojtur tokat arbërore nga cilido armik që do të sulmonte Arbërinë e shenjtë të mbretit Skënderbe. Gjergj Kastrioti Skënderbeu bëri luftë triumfale. Kushdo që mendon se Skënderbeu mbrojti fenë apo luftoi kundër kësaj apo asaj feje ai nuk mund të jetë as hulumtues, as studiues, as shqiptar, as atdhetar por vetëm tradhtar i atdheut të tij dhe shqiptarizmit.”

Image

Ky tubim pastaj vazhdoi me paraqitjen e kumtesave të përgatitura posaçërisht për këtë konferencë. Në vazhdim po japim titujt dhe autorët e këtyre kumtesave:

1. Prof. Kristaq F. Shabani: “Skënderbeu, një histori politike” - Një kumtim paraqitës mbi veprën e Prof. Aurel Plasarit, studiues, përkthyes

2. Prof. dr. Nebi Dervishi (USHT): “MARRËVESHJA E SHKUPIT (27 PRILL 1463) DHE FITORET E SKËNDERBEUT NË VITET 1462-1465”

3. Prof. mr. sc. Migena ARLLATI: POEMË MBI EPOKËN DHE KULTIN E GJERGJ KASTRIOTIT - (Vështrim mbi poemën e Fran Ukcamës: “Gjergj Kastrioti - Heroi kombëtar e shkëlqimtar”)

4. Dr. Sadik Elshani: "SKËNDERBEU I LAVDISË SË PËRJETSHME, MBIJETESA E NJË KOMBI"

5. Mr. Sabaudin Zhuta: OPERA “SKANDERBEG” E ANTONIO VIVALDIT, FRYMËZIM BAROK

6. Prof. dr. Nebi Dervishi: “BETEJA E LIVADHISË” (vjeshtë 1462), me rastin e 556 vjetorit

7. Dr. Bexhet Asani:  POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV

Për shkaqe objektive autorët e disa kumtesave: Prof. Kristaq F. Shabani, prof. dr. Nebi Dervishi. Mr. sc. Migena Arllati nuk mund të merrnin pjesë personalisht në këtë konferencë, por kumtesat e tyre u lexuan nga zonjat, Sabije Veseli e Sonila Gjona – Fitzpatrick, si dhe z. Shaban Shala. Siç shihet nga vetë titujt e këtyre kumtesave, tematika e kësaj konference ishte mjaft e lërmishme, ndërsa autorët kishin bërë një punë serioze në trajtesat e tyre.

Në këtë veprimtari kushtuar “Vitit të Skënderbeut”u  bë edhe  përurimi i Poemës dramatike "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" të dramaturgut dhe aktorit Xhevat Limani, themelues dhe drejtues i Teatrit Shqiptar të Amerikës. Libri u botua në përkujdesjen e prof. Kristaq F.Shabanit i cili është redaktor letrar i veprës. Me këtë rast u lexua parathënia e prof. Kristaq Shabanit: Hëna pesëmbëdhjetëshe e paralajmëroi daljen e poemës dramatike,“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”
Për poemën dramatike "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" të artistit Xhevat Limani, fjalën e rastit e mbajti rcensenti i librit, dr. Bexhet Asani, duke theksuar se kjo poemë dramatike është një panegjirik për Heroin tonë Kombëtar.  Me këtë shfaqje të poemës dramatike, “Gjergj Kastriot Skenderbeu, aktori Xhevat Limani gjatë tërë vitit me plot sukses u parqit në të gjitha trevat shqiptare, në shumë qendra të diasporës dhe te arbëreshët e Italisë. Nxënësja Sivana Çela i dhuroi dr. Bexhet Asanit një buqetë me lule dhe recitoi disa vargje për Skendeerbeun. Ishte ky një rast i mirë për kryetarin e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, z. Bujar Gjoka që t’i njoftojnte të pranishmit për shkollën e kësaj shoqate dhe për veprimtaritë e shumta që rganizon ajo. Pastaj ne diskutime moren pjese imami Arun Pollozhani dhe z. Naim Balidemaj, të cilët e vlerësuar lart figurën e Skenderbeut si fytyrën më të ndritur të kombit tonë.

Në fund fjalën e mori edhe aktori Xhevat Limani, i cili foli për procesin krijues të poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, duke shprehur dëshirat e kahmotshme dhe motivacionet për hartimin e kësaj poeme. Në vazhdim ai recitoi me një mjeshtri artistike e plot ndjenja disa vargje nga poema e Naim Frashërit, “Skenderbeu”.  Duhet përmendur se në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe drejtori i AA Vision Media and Interpreting Services,gazetari Qazim Doda, i cili e gjiroi tërë veprimtarinë për kanalin e tij në YoyTube. Po ashtu, ai diskutoi në këtë tubim dhe bëri disa njoftime për punën e tij gazetareske në komunitetin shqiptaro – amerikan e më gjërë. Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua  një koktej i pasur me pije e ushqime të shijshme tradicionale shqiptare për të cilin ishin kujdesur zonjat shqiptare. Edhe gjatë koktejit bisedat vazhduan në mes bashkatdhetarëve për Skenderbeun, cështjet kombëtare, gjendjen në trojet shqiptare dhe për disa cështje të komunitetit tonë shqiptaro – amerikan. Kështu mori fund edhe kjo veprimtari përmbyllëse për Vitin e Skenderbeut.

Philadelphia, janar 2019

Sadik Elshani është doktor i shkencave të komisë dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat