Në New York, Shqiptarët e Amerikës kremtuan 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Në New York, Shqiptarët e Amerikës kremtuan 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:55
Në New York, Shqiptarët e Amerikës kremtuan 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

WESTCHESTER NY: Në Nju Jork, më shumë se 20 shoqata dhe organizata të komunitetit shqiptar organizuan të shtunen mbrëma një kremtim për nder të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nismëtar kryesor si rëndomtë këto vitet e fundit është bërë lideri i komunitetit Mark Gjonaj, anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, i cili ka arrtur të bëjë së bashku më shumë se 20 organizata e shoqata të komunitetit shqiptar në zonën e Tri-Shteshit, dhe me shume se 600 vete .

Ky, aktivitet këtë vit që shënon edhe 20 vjetorin e clirimit të Kosovës, dhe perkon edhe me ekzekutimin makabër të tre vëllezërve Bytyqi - dhe kesaj radhe nuk ishte thjesht një festim i 11 Vjetorit të shpalljes së pavarësisë, por ishte edhe një nderim për sakrificën dhe përkushtimin e të gjithëve atyre që ranë në altarin e lirisë, apo luftuan dhe bënë sakrificën më sublime, per lirinw e clirimin e Kosovws, Ushtrisë Clirmatre të Kosovës UCK-së, dhe gjithë popullit të Kosova, që ajo të kishte shtetin e saj - e njohur deri sot nga 116 shtete përfishirë, edhe shtetet më të fuqishme dhe më të mëdha , si SHBA, Britania, Franca , Gjermania, Italia e tjer.

Ky kremtim solemn u mbajt në qytetin e Nju Jorkut, në njërën prej sallave të manifestimeve të Hotelit Hilton në kantonin verior Westchesster, per te shenuar përvjetorin e 11-të, i pavarësisë së Kosovës, në një mënyrë krejt të veçantë kësaj radhe.

Duke festuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës,me kete rast jane grumbulluar edhe disa fonde për një kauzë të veçantë si thane ata : “Çuarjen në vend të drejtësisë për vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, që u vranë nga forcat serbe në mbarim të luftës në Kosovë”.

Megjithëse, këtë vit mbushen njëzet vjet nga ajo kohë dhe në Serbi nuk janë ngritur akuza ndaj askujt për vrasjen, Ilir Bytyçi, vëllai i Yllit, Mehmetit dhe Agronit, tregon se është optimist, duke i thënë gazetës sonë se : “Duke patur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i bën presion Serbisë, jemi të sigurt se do ta arrijmë drejtësinë”.

Me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë dhe për të nderuar kujtimin e vëllezërve Bytyçi, në sallë kishte ardhur një grup policësh shqiptaro-amerikanë.

“Kam ardhur për të festuar 11-vjetorin e pavarësisë. Jam shumë i gëzuar dhe krenar. E uroj Kosovën për një të ardhme më të ndritur,” thotë Muhamet Mjeshtri, pjesë e Departamentit të Policisë të qytetit të Nju Jorkut.

Hyrja e grupit të policëve shqiptaro-amerikanë, u prit me solemnitet në sallë.

Këtë ceremoni për shënimine 11 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e drejtuan dy artistë Besa dhe Shpend Xani .

Veprimtaria ka vijuar më pasë me tre Hymnet Kombëtare të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat u interepretuan nga këngëtari i mirënjohur Riad Ymeri, dhe egzekutimin e Hymnit të shtetit të Kosovës.

Ndërsa me nji minut heshtje u nderua kujtimi i dëshmorëve të rënë për liri.

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, i cili për dekadën e fundit është edhe ndër organizatorët kryesorë të aktiviteteve për shënimin e pavarësisë së Kosovës, dhe folesi kryesore i ketij kremtimi .

Ai tha : “Sonte ne nuk festojmë vetëm pavarësinë e Kosovës, por i qëndrojmë përkrah familjes Bytyçi. Nëse nuk ka drejtësi për tre djemtë e tyre, nëse nuk ka drejtësi për tre vëllezërit tanë, nuk do të ketë kurrë paqe.”

Zoti Gjonaj po ashtu foli për idetë që po qarkullojnë muajt e fundit për mundësinë e korrigjimit të kufijve të Kosovës:

“Ata kufij duhet të njihen nga Serbia. Ato janë njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera. Ne do t’u qëndrojmë fort kufijve tanë, sepse ne nuk kemi më toka për të dhënë. Mesazhi im për Serbinë është i thjeshtë: Mitrovica, Ujmani dhe Trepça do të jenë gjithmonë pjesë e Kosovës.”

Më pas, në fjalimin që mbajti përpara komunitetit, zoti Gjonaj foli me tone të ashpra lidhur me politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe bëri thirrje për bojkotimin e mallrave serbe.

Komentet e tij bëhen ndërkohë që zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara po e shtojnë trysninë ndaj qeverisë së Kosovës që të heqë tarifën prej 100 për qind mbi mallrat serbe të importit.

Ambasadorja Teuta Sahatçija, Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, foli shumë me optimizëm për Kosovën dhe ndërtimine shtetit në të 11 Vjetor, edhe pse Kosova ende përballet me vështirësi, edhe pse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, procesi është i pakthyeshëm, tha ajo.

“Pavarësia e Kosovës do të bëhet çdo ditë e më fortë.”

“Jeta e tyre u vu në themelet e shtetit të Kosovës, në themelet të cilat çdo ditë e më tepër ngrihen fuqishëm mbi sakrificën e këtyre djemve e vajzave që dhanë jetën,” tha Teuta Sahatqija, duke folur ne emer te përfaqësuesve diplomatike te Kosovës në SHBA.

“Jeta e tyre u vu në themelet e shtetit të Kosovës, në themelet të cilat çdo ditë e më tepër ngrihen fuqishëm mbi sakrificën e këtyre djemve e vajzave që dhanë jetën,” thotë Teuta Sahatqija, përfaqësuese diplomatike e Kosovës në Nju Jork.

Duke vazhduar : “Më lejoni që në emrër të Institucioneve të RKS, të Misionit në NY dhe emrin tim të ju falenderoj për organizim të këtij eventi dhe të ju uroj 11 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

Jam e privilegjuar të kam mundësinë që së bashku me ju të festoj këtë ditë të rëndësishme për të gjithë ne.

Kosova nuk do të ishte sot shtet Sovran e i pavarur pa ndihmën e diasporës. Ishit ju zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë. Ishit ju që mbanit gjallë familjet kur Kosova e përjetonte apartheidin e egër, ishit ju ata që dërguat armë, dhe që erdhët të luftoni për clirimin e Kosovës. Ju protestuat para KB në NY e në ëashington. Ju lobuat në cdo instance për ta bërë të njohur botës se cka ndodhte në një vend të vogël e të largët. Falë jush filloi bombardimi i Sërbisë dhe liria për Kosovën u arritë.

Kosova doli nga lufta si toke e djegur, rreth 14,000 të vrarë, 20,000 të abuzuar, 1640 ende të pagjetur, por e lire dhe plot shpresa për të ardhmen.

11 vite më parë, më 17 shkurt 2008 ishte një ditë shumë e ftohët, -17 gradë. E gjithë Kosova ishte në rrugë duke dëgjuar Shpalljen e Deklaraës së Pavarësisë. Ndonëse secili përjetonte gëzimin e papërshkruar për secilin prej nesh, natyra donte që përmes të ftohtit të madh, të na përkujtonte se Pavarësia nuk është arritur lehtë. Donte të na përkujtonte për vështirësitë, sakrificat, gjakun e mundin që është investuar për të arritur lirinë.

Iliri, Mehmeti e Agroni nuk ishin atë ditë të ftohtë shkurti me ne që të festojnë realizimin e ëndrës së tyre. Por sakrifica e vëllezërve Bytyqi na ndriqon përherë rrugën drejtë lirisë si nje fanar i ndritur.

Znj Bahrije dhe Z.Ahmet, ju e keni dhimbjen e madhe por edhe krenarinë që lindët dhe rritët këta trima liridashës. Ne i përkulemi përherë veprës së tyre!

Falë tyre dhe vajzave e djemve që u ngritën në këmbë, Kosova nuk është më tokë e djegur. Ajo është një vend i rindërtuar, me sy nga e ardhmja duke mos e harruar kurrë të kaluarën.

Image

Drejtësia për vëllezërit Bytyqi është drejtësi për luftën, drejtësi për lirinë, drejtësi për shtetsinë e Kosovës.

Për ne është nderë dhe detyrë të kujdesemi e ta avancojmë shtetin e ri të Kosovës.”

E gëzofshim së bashku 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe pritshim shumë përvjetore tjera të suksesshme, përfundojë Ambasadorja Tetuta Sahatqija .

Në sallë kishte pjesëtarë të Batalionit Atlantiku, shqiptarë të Nju Jorkut që shkuan në Kosovë në vitin 1999 për të luftuar krahas UÇK-së.

“E vërteta do të dalë në sipërfaqe dhe fajtorët do të sillen para drejtësisë për rastin e vëllezërve Bytyqi. Ka qenë një vrasje makabre, ka qenë një ekzekutim. Ne jemi këtu në festimin e 11-vjetorit për të treguar edhe një herë sa sa her ta kërkojë nevoja ne jemi të gatëshëm të japim gjithcka për Kosovën,për të bërë cdo sakrificë ashtu si e kanë bërë për lirinë e Kosovës në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për këtë ditë që po festojmë së bashku sot” tha ish- komnadanti i Batalionit Atalantiku zoti Gani Shehu.

Për ndriçimin e çështjes, familja Bytyçi ka bërë rreth 50 udhëtime për në Serbi dhe rreth 100 në Uashington, por premtimet e Beogradit për të nxjerrë ekzekutorët para drejtësisë kanë mbetur në letër.

Komuniteti shqiptar i Amerikës po e ndihmon familjen që drejtësia të vihet në vend.

“Familja ka nevojë për fonde, sepse këto fonde do të shkojnë për avokatin, të cilit i duhen për udhëtime të ndryshme, për të shkuar në Evropë, në Uashington DC, në Departamentin e Shtetit dhe për nevoja të ndryshme,” thotë Valon Nikçi, i cili eshte edhe një ndër organizatorët kryesore te ketij eventi madheshtor.

Praveen Madhiraju është avokat i familjes Bytyçi.

“Beogradi dhe prokurorët nuk kanë bërë asgjë për çështjen. Siç dihet, Presidenti Vuçiç ka bërë shumë premtime, madje edhe ka vënë gishtin te personat e dyshuar, por nuk ka bërë asgjë për këtë. Kjo e ka zemëruar komunitetin, familjen dhe Shtetet e Bashkuara dhe i ka nxitur të shtojnë trysninë për të bërë diçka tani,” thotë avokati.

Tanya Domi është profesore në Universitetin e Kolumbias:

“Në Kongresin amerikan ka shqetësim në rritje se Serbia nuk i ka përmbushur premtimet e bëra nga Presidenti Vuçiç në disa takime me amerikanët, publikisht dhe privatisht, dhe se tani është koha që ai të veprojë dhe t’i sjellë ata njerëz përpara drejtësisë.”

Kremtimin e 11 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e përshëndetën me interpretimet e tyre edhe aertistët e njohur të komuniteti shqiptar, tenori Riad Ymeri dhe soprano Donika Ukshini, këngëtarët e mirënojhur, Haxhi Zeneli, Arben Krasniqi, Besim Muriqi, Entela Iliriani, dhe aktori Shaban Lajci e Tom Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat