Mbrëmje Gala për Shoqatën “Thirrja e Nënave” Gjakovë  - dhe Festë e pavarësisë së Kosovës, në Nju Jork - Bota Sot
Mbrëmje Gala për Shoqatën “Thirrja e Nënave” Gjakovë  - dhe Festë e pavarësisë së Kosovës, në Nju Jork

Amerika

Mbrëmje Gala për Shoqatën “Thirrja e Nënave” Gjakovë  - dhe Festë e pavarësisë së Kosovës, në Nju Jork

Nga: Beqir Sina Queens - New York Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Mbrëmje Gala në Nju Jork

Të gjitha të ardhurat e këtij aktiviteti, i shkojnë në ndihmë antarëve të shoqatës "Thirrja e Nënave" në Gjakovë, e cila prej vitesh nuk rend së kerkuari të humburit në vitet e luftës- ndërkohë, që bashkeatdhetaret  kremtuan 11 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, në Nju Jork

QUEENS NYC : Me qindra shqiptarë, u bënë së bashku në një mbrëmje të madhe Gala, që të ndihmojnë nënat e Kosovës, dhe, u organizua nga veprimtari dhe biznesmeni Ramiz Kukaj . 

Mbrëmja, ishte konceptuar si një ndër aktivitet më luksoze në një nga lokalet më luksoze, të qytetit të Nju Jorkut, lokalin"Michaile Illagio" në Queens NYC, dhe kishte si qëllim për të mbledhur fonde në favor të përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur në Kosovë, dhe shënuar me këtë rast edhe 11 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mbasi, edhe vet  organizatori i këtij eventi  deklaroi se  të gjitha të ardhurat e këtij aktiviteti, i shkojnë në ndihmë të antarëve të shoqatës “Thirrja e Nënave” në Gjakovë, e cila tha ai prej vitesh nuk rend së kerkuari të humburit në vitet e luftës.

Për mbajtjen e kësaj mbrëmje është zgjedhur  17 shkurti, e cila është një datë e rëndësishme për mbarë shqiptarinë. Dhe, ajo është Pavarësia e Kosovës,  ngjarje historike,  e cila bëri së bashku shqiptarët nga zona e Tri-Shteshit, për t’ju bashkuar thirrjes së biznesmenit dhe veprimtarit Ramiz Kukaj, që ata jo vetëm të festojnë, por edhe të kujtojnë ata, të cilët humbën jetën, për një Kosovë të pavarur.

Thirrjes së veprimtarit Ramiz Kukaj, për këtë mbrëmje iu përgjigjen për pjesëmarrje qindra shqiptar, të cilët ishin të veshur në mënyrën më  luksoze, ashtu si e kërkonte edhe kodi i veshjes. 

Ndërkohë me bashkëatdhetarët u bashkuan edhe disa artistë të njohur, siç ishte tenori Riad Ymeri, sopranoja Donika Ukshini, pianistja Ida Tili-Trebicka, këngëtari aq i dashur për shqiptarët Ramadan Krasniqi - Dani, Edona Lloloshi, balet maestroja e talentuara Etrita Abdullahu, (stilisti Noli Salon u kujdes për manikyren), të cilët edhe ata preformuan falas për mbrëmjen “Thirrja e Nënave të Gjakovës”.

Përpos këtyre,  zoti Ramiz Kukaj, i cili eshte dhe pronari i njërit prej restoranteve më të njohur në New York, ”Ç’ka ka qëllu”, ka marr edhe mbështetjen e parezervë edhe të artistëve tjerë, si tregon ai të fotografitë Ilir Rizajt, pastaj Arbërie Hetemi, përkrahjen e të madhit Fadil Berishës, Adriatik Studios, dhe të artistëve tjerë, të cilët, tha ai me shumë kënaqësi ishin pjesë e këtij eventi madhështor falas.

Po ashtu tre udhëheqëset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, nga qyteti i Gjakovës,  e përshëndetën organizatorin, dhe bashkëatdhetarët për pjesmarrjen, duke e faleminderuar së pari atë që e bëri të mundur  këtë mbrëmje të madhe Gala,nga ide në nji realitet. 

Gjithashtu,, gjatë fjalimeve në një ekran të madh  u shfaq edhe një slide-show me fotografi nga nisja e Batalionit Atlantiku,  20 vjet më parë  nga SHBA në Kosove, për të luftuar për lirinë e Kosovës, ndërsa folesit i dhanë nji respekt të vecantë edhe familjes së tre dëshmorëve shqiptar nga Amerika, Agron Ylli e Mehmet Bytyqi,

Mysafirë nderi të kësaj mbrëmje ishin Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku, Ambasdorja  Teuta Sahatqija - nga Misioni i Kosovës në Nju Jork, dhe anëtari i këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani Mark Gjonaj (  i cili  vazhdon të jap mbështetjen e tij në disa aktivite të komunitetit),  ish komandati i Batalionit Atlantiku , Gani Shehu dhe Marko Kepi, presidenti Shoqatës Rrënjët Shqiptare, të cilët gjatë fjalimeve kan përshendetur këte event dhe kan folur për 11 vjetorin e pavarësisë dhe 20 vjetorin e clirimit të Kosovës.

Gazetarja Elona Paja, dhe bashkë moderatori Xhoni Zace, drejtuesit e ketij eventi  mbasi folën për rëndësinë e kësaj mbrëmje, prezantantuan mysafirët e nderit dhe sponsorizuesit , ndërsa në vazhdim pasqyruan edhe surprizat e saj:

Moderatoraj Paja, solli para qindra pjesëmarrësve me shumë entusiasëm  ankandin e zhvilluar me shitjen e  disa sendeve me vlerë, të cilat u shtiën shumë shpejt. Ajo u ofrojë me këtë rast :  një Shqiponjë e skalitur në dru, një top futbolli i përfaqësueses së Kosovës, në Kupën e Europës 2020, një fanel e përfaqësueses së Shqipërisë në Kupën e Europës, “Franca 2016”, me firmat e të gjithë futbollistëve, dhe një libër i Akademik Rexhep Qoses, të cilat më cmime të larta u blën nga veprimtar, biznesmen dhe filantropist, për të dhënë edhe ata një  kontribut për shoqatën “Thirrja e Nënave”  në Gjakovë.

Pjesë e këtij ankandi por pak me i qetë, ishte edhe në një kënd të sallës me nji kreacion mjaft interesant nga bizhuteria, veshje folklorike, piktura dhe skulptura, dhe materiale po ashtu nga kompani të tjera.

Moderatoria, Paja, tha se diita e pavarësisë së Kosovës, është zgjedhur për të mbajtur këtë mbrëmje mbasi nuk ka më bukur se sa këtë ditë të madhe t’a festojmë të gjithë së bashku, sepse edhe misioni ynë, tha ajo dhe i të gjithëve është i dyfishtë të festojmë por edhe të mos harrojmë ato Nëna - që nuk po u thahen lotët, për fëmijët e tyre, për pjestarët e familjeve të tyrë, që u bën 20 vjet dhe ato shpresojnë e kërkojnë cdo ditë.

“Kësaj radhe kemi vendosur t’ja kushtojmë dicka atyre më të shtrejtave atyre Nënave - Nënave të Gjakovës, ngase të gjitha Nënat janë heroike dhe meritojnë një respekt të vecantë, por kjo mbrëmje dedikuar këtyre Nënave, ka për të mbetur gjatë në mendjen e të gjithë ju që jeni mbledhur dhe do t’i kujtoni këto Nëna” tha Gazetarja  Elona Paja duek hapur mbrëmjen.

Ramiz Kukaj, e cili është edhe ai që idenë e bëri realitet, tregojë se ka qenë i nxituar për këtë mbrëmje pikërisht kur, ai ka parë fotografinë e njërës prej Nënave, me pesë pijata plot por, me sofrën bosh, thotë ai që simbolizon prtijen , pritjen për të dashurit e saj, ndërsa ka menduar dhe Ramizi e ka pasë brengë, ndërsa, me kontributin e shqiptarëve të Amerikës, ai duhet të bënte dicka.

“Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë medoja të bëja dicka si sonte. Dhe, sa më shpejt që u realizua aq ma e “vogël” duket se ishte dhe barra e të bërit asgjë!.  “Ne i vrasim të gjithë, dikë e vrasim me pluma dikë e vrasim me vepra”.Dikë e vrasim duke mos bërë asgjë, për cka kemi mundësi për të bërë dicka për ta. Sot, njëzët vjet mbas kësaj - ne me Nënat e Gjakovës, kemi dicka të përbashkët. Ngaqë ato pritën me zemër të thyer dhe sofrën bosh, vetëm duke pritur, por ja që sonte edhe ne jemi së bashku, me këto Nëna, dhe më pranë tyre”, tha zoti Kukaj. 

Ai më pas tha se një popull që e harron të kaluarën e tij, edhe të ardhmen e ka të errët: “Sot në ditën e pavarësisë së Kosovës, të gjithë e kemi mremorjen tonë të freskt. Sepse, u derdh gjak dhe ai nga bijt e bijat tona ma të mirë. Ata nuk e shohin Kosovën, por pushojnë të qet - se prehen në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Prose, tash sa vjet janë edhe Nënat e atyre që presin anëtarët e familjeve të tyre, që shprit dhe trupi i tyre të pushojë i qet, që shpritin e trupin e tyre ta flladitin edhe një her me flladin e Kosovës së lirë. Dhe, dhashtë Zoti që pritjet e tyre të gjata - të bëhen sa më shkurtëra, dhe si andej dhe këndej, së bashku ne shqiptarët kudo që jemi të gëzojmë Pavarësinë të Kosovës - Shqipëri.” u shpreh në fjalën e tij organizatori i kësaj mbrëmje z. Ramiz Kukaj.

Ambasdorja Teuta Sahatqija, e cila ka qenë vet në atë kohë lufte në Gjakovë, me fjalimin e saj iu kthye atyre kujtimve të trishta, të dhimbëshme dhe të papërshkueshme në fjalën e saj në mbrëmjen  organizuar per ndihme organizates “Thirrjet e Nenave të Gjakovës”.

Ajo tha : “Në ditën e sotme para 11 vitesh, në një ditë të acartë në Parlamentin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpallë Shtet i Pavarur e Sovran. I gjithë populli doli në rrugë i gezuar, me lotë në sy, me një ankth në zemër dhe një shpresë të madhe për të ardhmen.

Pas shumë shekujsh robërie, dhune, spastrimeve etnike erdhi dita e lirisë. Bashkë me lotët e gëzimit përziheshin lotët për të gjithë ata që dhanë jetën e të cilët nuk ishin aty ta festojnë me ne këtë ditë në liri.

Gëzimi alternohej me kujtimet të cilat ktheheshin në ditët para luftës, kur në Kosovë jetesa bëhej e pamundur. Mendimet ktheheshin në kohën e luftës, në kohën kur në Gjakovë në mbërmje nisej djegia e shtëpive dhe vrasja e njerzve që flisnin shqip nga ana e maqinerisë së vdekjes e Millosheviqit.

Ata që shpëtonin vrasjes, përziheshin nga shtëpitë dhe drejtoheshin jashtë kufijve të Kosovës duke ju marre dokumentet, që të kenë të pamundur të kthehen ndonjëhere në shtëpitë e tyre. Ata Brenda nate u shëndërruan në refugjat pa shtëpi e atëdhe, njerëz që do të enden pa shprese rrugëve të qyteteve të huaja. Kosova ish duke u pastruar etnikisht nga shumica e popullit të saj në mënyrën më të dhunshme të mundur”.

Shtëpia ime në Gjakovë, tregojë ajo,  ishte vetem dy rruge nga shtëpia e Ferdonije Qerkezit të cilës kjo maqineri e vdekjes i rrëmbeu burrin dhe 4 djem, më i riu 14 vjec.

Ambasadorja Sahatqija përmendi më pas edhe disa Nëna, dhe t ë zhdukur të tjer si :” • Nesrete Kumnova- ende nuk e din se ku e ka Albionin dhe vazhdon ta kërkojë atë me zemër të thyer.

• Luljeta Sharanit lufta i morri bashkëshortin dhe 2 djem.

• Elvane Danës poashtu.

• Sanije Berisha e humbi djalin,

• Remzije Hagjibeqiri 2 djemt,

• Menduha Jetishi 2 djemt,

• Dudije Dylhasi bashkeshortin dhe djalin,

• 3 vëllezerit Bicurri u vranë,

• 3 vëllezerit Hagjiavdyli

• dhe shumë e shumë e shumë te tjerë nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre.

Në Mejë me 27 prill 1999 u ekzekutuan 375 njerëz që flisnin shqip.

Gjakova u shëndërrua në shkrum e hi, u vranë 750 qytetarë të pafajshëm, u zhduken 726 qytetarë.

Kosova doli nga lufta më 1999 me 13,950 të vrarë, 20,000 të dhunuar, 800,000 refugjat. Shtëpi, monumente kulturore e objekte ekonomike u dogjën. Edhe në ditën e sotme mungojnë të dhënat edhe për 1640 persona.

Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit në Prizren bashkë me monumentin e Lidhjes së Prizrenit në Gjakove, monumente këto që identifikojnë ekzistencën e shqiptarëve dhe aspiratat e tyre liridashëse, u dogjën dhe u shkatërruan.

Biblioteka e Xhamisë së Hadumit dhe ajo e Teqes së Bektashinjëve, dy biblioteka me tekste të vjetra në Gjakovë, u dogjën ndër të parët kur Carshia e Mahalla e Hadumit u shëndëruan në gërmadha.”

Më tej Ambasadorja Sahatqija, tha se :’ Liria dhe Pavarësia e shtetit nuk erdhën lehtë e pa mund. Ato u arritën me shumë gjak e lotë, me mund e sakrificë. Sot Kosova nuk është më vend i djegur, është vend qe po zhvillohet ngadale por sigurtë. Të rinjt tanë, përkundër shumë pengesave që nuk po ndalen, po i a zbardhin fytyrën shtetit të ri në cdo fushë në arenën ndërkombëtare. Por para shtetit të ri ka ende shumë punë për të bërë. Për familjarët e të vrarëve e të zhdukurve, vazhdon lufta për identifikimin e vrasësve, gjetjen e vendëndodhes së të zhdukurve, kërkimit të drejtësisë. Gjykimi i dhunuesëve jep qetësi për familjarë dhe shpresë që kjo të mos ndodhë kurrë më asnjë personi, asnjë nëne, asnjë familjeje.”Lavdi e Drejtësi për të gjithë të vrarët, të zhdukurit dhe atyre që mbijetuan - Nënave të Gjakovës dhe gjithë familjarëve kudo nëpër Kosovë, respekt i pafund! tha Ambasadorja Teuta Sahatqija.

Më pas këtë event madhështor e përshëndetën edhe aktori Kushtrim Hoxha, këshilltari Mark Gjonaj, kryetari i Shoqatës “Atlantiku” Gani Shehu, si dhe Presidenti i Organizatës Rrënjët Shqiptare z. Marko Kepi.

Ndërkohë, në foltoren e mbrëmjes u ngjit për të përshendetur këtë mbrëmje madhështore  edhe veprimtari i njohur Xhavat “Jack” Kukaj, i cili gjithëcka në fjalën e tij ia kushtojë atyre më të shtrenjëtave tona Nënave shqiptare.

Mbasi pershendeti perzemersisht te gjithve dhe ua uroje te kalojn caste te mira ne ket mbremje madheshtore qe i dedikohet Shoqatës : Thirrja e Nënave” në Gjakovë , dhe 11 vjetorit te pavarësis së Kosovës, ai uroje gezuar 11 vjetorin e pamvarsis se Kosoves!

Uroje qe ne nji te ardhme te aferm te kremtojme bashkimin e shqiponjave te ballkanit ne truallin e lire ILIR!, tha Xhevat Kukaj, dhe shtoi se sonte dua ti faleminderoj krijesat me te bukura, me te mira, me te shenjta dhe me te embla ne bote, NENAT!

“Nene, eshte fjal e thjeshte por me shumë peshe e rendësi jashtezakonisht te madhe. Nene eshte fjala e pare dhe fjala me e bukur qe goja e njeriut ta ket thene ndonjiher.

Dashuria e nenes per foshnjen fillon para lindjes , ajo ia fal dashurin e pakushtezuar femiut te vet gjat gjithe jetes.

Ju nena, jo rrall her keni sakrifikuar lumturin tuaj per gezimin ton. Ju keni qene ne gjendje ta epni edhe shpirtin per mireqenjen tone.  Juve jeni mesues e mjek, inkurajues e udhezues. Ju jeni zemra e familjes, pa ju nuk ka shtepi me cati.

Nenat shqiptare ne vecanti jane meritoret me te medhenj qe sote jemi shqiptar e me dy shtete te pamvarura. Duke ju falimideruar juve ne flasim gjuhen ma te bukur ne bote dhe nje nder gjuhet me te vjetra te botes.

Juve me perkushtimin tuaj dhe me zemren tuaj te madhe, qysh ne djep me ninullat tuaja na mesuat se si duhet ta duam atedheun dhe po ashtu na mesuat se sa e rendesishme eshte  gjuha dhe  kombi.

Jo rastesisht kombi yn i dha botes Nenen me te madhe, nenen me te mire e me te shtrenjt, Nenen Tereze.

Parafrazoj nje thenje te Gorkit:  “Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poet, as heronj.

Vendi me i bukur, me i dashur e me i but per koken e njeriut eshte prehri i nenes. Ne prehrin e nenes jan rritur heronjet me te medhej te kombit tone.

Ju nenat tona jeni djelli e krenaria e jone. Ne u jemi mirnjohes per kujdesin e dashurin per sakrificat e urtesin per forcen e bujarin e edhe per shpresen qe na dhate ne kohe te veshtira, kur neve e humbnim torruan dhe nuk dinim se si te veprojm, juve na dhat shtytje e besim qe t’i tejkalojm ato.

Nena ju jeni bota e jone! Zoti ju bakoft dhe zoti e bekoft kombin Shqiptare” perfundoje fjalen e tij veprimtari i njohur Xhavat “Jack” Kukaj.

Ideatori dhe organizatori i kesaj mbremje te vevante dhe te paharrueshme, zoti Ramiz Kukaj, i tha gazetarve se : “ Nga kjo mbremje e madhe Gala nga New Yorku, del një mesazh shumë i fortë, një mesazh që i dërgohet nënave të Gjakovës, e që, tregon se mërgimtarët shqiptar ne Amerike, nuk i kanë harruar ato asnjëherë, dhe që dhimbjen e brengen e tyre e përjetojnë bashkë me to, se bashku me dhimbjen dhe plagët që kanë pothuajse të përditshme. Edhe, pse është evidente se jemi vonuar për një mbështetje të tillë, për nënat e Gjakovës, unë them se më mirë vonë se kurrë”, deklaroi ai.

Megjithatë, Kukaj, ka tri porosi për lidrshipin kosovar dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë kudo në botë, e që sipas tij, ato janë; që nënat asnjëherë mos ti harrojnë; mos t;I harrojmë veteranët e luftës të cilët kanë humbur gjymtyrët e tyre në luftë për lirinë që ne po e gëzojmë sot, dhe mos t’i harrojmë fëmijët jetim, të cilët kanë humbur prindërit e tyre në luftën e fundit.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...