Haradinaj dekoron me Medaljen e Skënderbeut aktivistin Harry Bajraktari - Bota Sot
Haradinaj dekoron me Medaljen e Skënderbeut aktivistin Harry Bajraktari

Amerika

Haradinaj dekoron me Medaljen e Skënderbeut aktivistin Harry Bajraktari

Nga: Beqir Sina Më: 6 mars 2019 Në ora: 18:04
Ramush Haradinaj dhe Harry Bajraktari

PRISHTINE: (Bot sot 4 Mars 2019) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar aktivistin e  njohur i çështjes kombëtare Harry Bajraktari, nga SHBA me të cilin kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Po ashtu në këtë takim Haradinaj ka dekoruar Bajraktarin me Medaljen e Skënderbeut.

“Ne kemi qenë më fat që njerëz si Harry Bajraktari, kauzën e Kosovës e kanë promovuar dhe mbrojtur në mënyrën më të mirë dhe falë tyre, e drejta e Kosovës u dëgjua. Është gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sot, që folëm për shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi”, ka shkruar Kryeministeri Haradinaj në facebook.

Mëpas Haradinaj ka thënë se me këtë medalje e nderon për angazhimin e tij për shqiptarët.

“Harry Bajraktarin e nderova me Medaljen e Skenderbeut për angazhimin e pashoq, për shqiptarët”, ka theksuar Haradinaj.

Ne kemi qenë më fat që njerëz si Harry Bajraktari, kauzën e Kosovës e kanë promovuar dhe mbrojtur në mënyrën më të mirë dhe falë tyre, e drejta e Kosovës u dëgjua. 

Është gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sot, që folëm për shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. 
Harry Bajraktarin e nderova me Medaljen e Skenderbeut për angazhimin e pashoq, për shqiptarët! 

RH

Ndërkohë, vet veprimtari i dëshmuar nga SHBA Harry Bajraktari i cili është dhe nderuar nga Presidenti Nishani me titullin “Nderi I Kombet” pos që faleminderojë Kryeministerin Haradinaj e ka quajtur nder dhe përvilegj marrjen e dekoratës së Skenderbeut nga Kosova 

 Me kënaqësi të jashtëzakonshme  ju shprihi konsideratën time falënderuese me rastin e nderimit tim nga ana juaj me Medaljen e Skendërbeut.
Kjo Medalje për mua do të thotë inspirim dhe motivim për angazhimin tim të metejm në çështjen kombëtare, të cilin e kam konsideruar dhe e konsideroj si obligim timin kombëtar e moral.

Z. Haradinaj, u falënderoj për këtë Medalje dhe për punën e suksesit që po arrin qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen tuaj, në konsolidimin e shtetit dhe gjithashtu për përpjekjet që po bëni për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh prosperitetin dhe të arshshmen e vendit tonë.

Me konsideratë të lartë

Harry Bajraktari,
Prishtinë, 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...