110-vjetori i gazetës “Dielli” në Amerikë

Amerika

110-vjetori i gazetës “Dielli” në Amerikë

Nga: Beqir SINA – New York City Më: 7 prill 2019 Në ora: 20:42
Seminari kulturor mbi 110 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli

NEW YORK CITY: Ditën e shtunë – më 6 Prill në një nga mjediset e lokalit “The 3 West Club” në qendër të qytetit të Nju Jorkut, u zhvillua Seminari kulturor mbi 110 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, që më pas do të bëhej organ i Federatës mbarëshqiptare të Amerikës, Vatra.

Në kete seminar morën pjese edhe një grup studiuesish e historianësh nga trojet shqiptare dhe diaspora, SHBA, Kanada, dhe Shqipëria, të cilët paraqitën kumtesat e tyre mbi rolin e gazetës Diell në çështjet kombëtare, përfshirë ne kete pjesemarrje edhe ligjeruesin - Drejtorin e Dhomës Evropiane të Leximit pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan në Uashington, z. Grant G. Harris.

Seminarin kulturor për 110 vjetorin e gazetës “Dielli”, e ndoqën dhjetra vet, përfshirë edhe lider të komunitetit, professor, shkrimtar, studiues, historian, student shqiptar dhe të huaj, gazetar dhe televizionet e komunitetit si dhe Zeri i Amerikes nga Uashingtoni.

Image

Gazeta “Dielli”, që pa dritën më 15 shkurt 1909, simbas kalendarit të Vatrës, erdhi pas gazetës “Kombi”, e cila ishte drejtuar nga intelektuali Sotir Peci, e në të cilën kishte punuar edhe Noli, njeh si "ditelindje " te saj 6 Prillin 1909.

Gazeta “Dielli” me Nolin e Konicën, për një kohë të shkurtër u afirmua në gjithë botën shqiptare, ngaqë kjo mirrej me tema thelbësore kombëtare, që ia rritën vlerat dhe rëndësin e saj deri në ditën e sotëme, duke e bërë kështu edhe gazetën më jet gjatë në botën shqiptare, por edhe në shtypin botëror.

Më 1912, kur u themelua Federata PanShqiptare Vatra, “Dielli” u bë organ zyrtar i kësaj federate.

Kjo gazetë filloi të depërtojë në të gjitha vendet ku ndodheshin shqiptarët në Amerikë dhe në kolonitë tjera shqiptare në botë.

“Dielli” për shkak të reputacionit që kishte- për një kohë u dërgua edhe në Shqipëri, derisa këtë e lejuan rrethanat politike, që shërbeu si një urë e fortë e lidhjeve në mes shqiptarëve të Amerikës dhe Shqipërisë.

Kjo gazetë informativo-tematike, ushtroi influencë të madhe në afirmimin e çështjes kombëtare për pavarësi dhe, njëherësh, nuk la anash, nevojën e konsolidimit të një shtetit demokratik shqiptar, ku atij populli të përvuajtur do t’ i sillte lumturi.

Image

Në gazetën Dielli punuan personalitete të njohura të kulturës, politikës dhe diplomacisë shqiptare, si Fan Noli, Faik Konica, Qerim Panariti, Xhevat Kallajxhi, Sotir Peci, Athanas Gegaj etj.

Për një shekull e dhjetë vjet të ekzistimit të tij, “Dielli” kaloi nëpër shumë vështirësi materiale( financiare) e probleme të tjera të llojeve të ndryshme, editoriale (deri te çështjet politike), por ajo që ishte më e rëndësishmja, qëndron në faktin se “Dielli” u mbajt “gjallë” deri sot.

Seminari kulturor 110 vjet Dielli,  i mbajtur nga Vatra, në kujdesin personal te kryetarit aktual Dritan Mishto, dhe anëtarve të kryesisë, me kontributin e të gjithë vatranëve në Amerikë e Kanada, për nder të 110 vjetorit të gazetës Dielli, e cila u themelua më 1909 nga Konica e Noli, duke u bërë prelud i Fedetarës Vatra që u krijua tri vjet më vonë, më 1912, nga të njëjtit atdhetarë, zgjoi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, si në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare , përfshirë shqiptarëte diasporës.

Gazeta më e vjetër shqiptare “Dielli” është gjithmonë më lidhje të ngushtë me Vatrën, cka e ka bërë kete gazete në 110 vjet të përbashkët edhe me fatin e këtyre dy institucioneve, prandaj edhe suksesi a mos suksesi i njërit afekton tjetrin, ndërsa i gëzon dhe i shqetëson të gjithë.

Në kushtetutën 107 vjecare të Federatës PanShqiptare Vatra, Diellit i është caktuar roli informues dhe edukativ për anëtarët e mbarë lexuesit e saj.

Image

Seminari kulturor mbi 110 vjetorin e botimit të numërit të parë të gazetës Dielli, u hap me intonimin e dy hymneve kombetare shqiptare e amerikane.

Ndërkohë, që iu dha një nderim i vecantë ikjes në amëshim të njërit prej kryetarve, që ka qenë dhe një ndër ato emblemat që udhëhoqën Vatrën, si kryetar Agim Karagjozi.

Ky Seminar u drejtua nga dy prej anëtarëve më të herëshëm të Vatrës, dhe me një kontribut të madh në gazetën njëqindedhjet vjecare, “Dielli” editorja e seksionit të gjuhës angleze së kësaj gazete, e cila është e bija e ish Sekretarit të Vatrës shkrimtarit të njohur Naum Prifti, dhe mbesa e Profesor Peter Prifti, i cili pati një post si bashkëdrejtues te gazetës Dielli, dhe sekretar i Vatrës, mepastaj nën Presidencën Nderi të Peshkopit Fan Noli .

Dhe, Frank  K. Shkreli, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip ish shef i seksionit shqip . Ai ka shërbyer edhe si këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës”, në kushtet e Luftës së Ftohtë. Nga viti 1990 deri në vitin 1994 ka qenë zëvendës drejtor i Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, divizion ku përfshihej edhe Bashkimi Sovjetik që ndërkohë u shpërbë. Zoti Shkreli ka qenë edhe drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, divizion nga i cili, përveç gjuhëve të ndryshme evropiane, varej, veç të tjerash edhe seksioni shqip i kësaj radioje.

Frank Shkreli së bashku me Dr. Elez Biberaj, ishte pjesë e delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në mars/prill të vitit 1991, me ç'rast u hap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetësh dhe morën pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e atij viti. Z. Frank Shkreli, ka shërbyer edhe si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan,

Me lidhje të vjetra me vatrën dhe gazetën “Dielli” gazetari dhe ish-drejtuesit të Zërit të Amerikës, Frank Shkreli, ka botuar edhe një libër me titull “Demokracia nuk pret”.

Image

Kurse duke hapur kete Seminar  ai tha : “Kam nderin dhe privilegjin që me kolegen time, Rafaela Prifti të drejtojmë ketë seminar.  Mirë se keni ardhë në këtë konferencë historike për të shënuar   110-vjetorin e themelimit të gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra.  Ky përvjetor shënon një ngjarje me rëndësi jo vetëm për Federatën Vatra dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe për historinë e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar në përgjithësi, e sidomos për historinë e shtypit shqiptar dhe të fjalës së lirë, ashtu siç është ushtruar nga gazeta Dielli për 110 vjetë të eksiztencës së saj.  Në përputhje me veprimtarinë e Vatrës, ashtu edhe organi i saj Dielli, historikisht, është i lidhur ngusht me fatet e Kombit Shqiptar, ç’prej fillimit e deri në ditët tona.  Është kjo një histori që na bën të gjithëve krenarë!” 

Duke folur për këtë seminar, po ashtu ai vuri në pah atë se sot do të njihemi më mirë me kontributin dhe veprimtarinë gazetareske dhe patriotike 110-vjeçare të gazetës Dielli, në veçanti dhe të Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe vatranëve, në përgjithësi.  Dhe këtë Shkreli ua atribojë  atyre që me kumtesat e tyre denjësisht e kujtuan këtë 110 vjetor të gazetës Dielli.

“Kemi nderin që në mesin tonë të jenë sot dijetarë, historianë, studiues e gjurmues me kompetencë dhe përvojë shkencore, për të folur për Diellin e Shqiptarëve dhe për kontributin historik që ka dhënë dhe vazhdon të japë ky organ në fushën e publicistikës mbarëshqiptare.” tha Shkreli duke u shprehur i bindur se nuk do të zhgënjehen! të gjithë ata që e ndoqën këtë seminar kulturor, tha ai.

Me pas vazhdoje Shkreli :“Duhet të jetë gjithashtu një ditë reflektimi ndaj historisë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të gjithë ata këtu në Amerikë që ndoshta nuk e njohin mirë historinë e Diellit të Amerikës, të Fan Nolit e të Faik Konicës.  Dëshirojmë por të jetë gjithashtu një ditë reflektimi edhe për udhëheqsit e dy shteteve të shqiptare dhe të medias –në Shqipëri dhe Kosovë – të cilët duket se e kanë harruar rolin që ka luajtur, historikisht, gazeta Dielli si organ i Federatës Pan -Shqiptare VATRA, në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo dhe të ushtrimit të fjalës së lirë, për të gjithë shqiptarët, anë e mbanë trojeve të veta.   

Është një detyrë morale dhe përgjegjësi civile për ne, që sot tu shprehim gjithashtu nderimet dhe mirënjohjet tona më të thella para-ardhësve tanë, të cilët patën vizionin dhe guximin që në monentet më kritike të historisë së shqiptarëve, të bashkoheshin rreth Vatrës dhe Diellit dhe të vepronin në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe të drejtave të Kombit shqiptar, bazuar në të vërtetat historike.  Emërat e tyre – përfshirë Peshkop Fan Nolin dhe Faik Konicën -- do t’i ndëgjoni nga prezantimet e folësve – por pa përjashtuar qindra e qindra vullnetarë të tjerë gjatë dekadave, krye-redaktorë të Diellit, antarë dhe udhëheqës të Vatrës – përfshirë edhe udhëheqjen aktuale të Federatës Pan-Shqiptare dhe të gazetës Dielli, veprimtaria e të cilëve do të jehojë lartë në qiellët e patriotizmit shqiptar’.

Ndërsa, editorja e gjuhës angleze të gazetës Dielli, Rafaela Prifti, mbas fjalës përshëndetëse të Kryetarit të Vatrës z. Dritan Mishto, tha se :” Organizimi i këtyre festimeve me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Diellit nuk ishte një ndermarrje e lehtë.  Janë derdhur shumë energji dhe punë për një periudhë të gjatë tashti, nga udheheqësit e Vatres dhe të Diellit, por edhe nga anetarë e vullnetarë të kësaj federate dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan.  Secili prej këtyre burrave dhe burrneshave vullnet mirë, ka gisht në organizimin mjaft të ndërlikuar të këtyre kremtimeve patriotike.  Suksesi i punimeve të kësaj konference është faqja e bardhë e tyre.

"Përgjegjësi dhe bashkrenduesi i këtyre veprimtarive është Kryetari i Vatrës, i palodhëshmi Dritan Mishto.  Në bashkpunim me kolegët e tij të ngushtë vatranë dhe të tjerë, me durim e vendosmëri, udhëhoqi përgatitjet për kujtimin e këtij përvjetori të rëndësishëm.” tha ajo.

Kurse, ne fund ajo adresoi edhe nje faleminderim te vecante per kryetarin e Vatres :"Falemnderit Z. Mishto! për punën e madhe që ju me kolegët dhe bordin e Vatrës, keni berë për të na bashkuar këtu sot,".

Nicholas Christopher (Nick) Pano i cili është është profesor emeritus i historisë në Universitetin perëndimor të Illinois, ku ai ishte gjithashtu ka qenë Dekan i asociuar i Kolegjit të Arteve dhe Shkencave nga 1980 në 1999, ishte ligjeruesi i parë, dhe që shënojë edhe hapjen e 3 paneleve të Seminarit kulturor të 110 vjetorit të gazetës “Dielli”

Ai ka qenë i përfshirë në një shumë-llojshmëri të aktiviteteve shkencore dhe profesionale gjatë karrierës së tij aktive dhe në pension. Profesor Pano, u tha se është autori i librit, “Republika Popullore e Shqipërisë” dhe e kapitujve të shumta të librave, artikujve, rishikimeve, së bashku me prezantimet në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të historisë shqiptare, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ka qenë gjithashtu ligjërues i ftuar në universitete dhe institute kërkimore në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë, duke përfshirë Shqipërinë.

Në këtë panel ai paraqiti kumtesën me temën : “Roli i Diellit në Ringjalljen Kombëtare dhe bashkësia shqiptare-amerikane gjatë viteve 1909-1924” – (Dielli’s role in the National Reaëakening and in the Albanian-american community from 1909-1924)

VATRA, e cila ka qenë dhe është drejtuese e veprimtarisë patriotike dhe kulturore të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në përgjithësi, për më shumë se një shekull, dhe e kultivimit dhe mbështetjes së marrëdhënieve dhe miqësisë shqiptaro-amerikane në veçanti. Vatra dhe Dielli të cilat zënë një vend të vërtetë të rëndësishëm në historinë e Kombit Shqiptar - pasi roli i Vatrës dhe i shqiptaro-amerikanit ishte dhe mbetet një faktor vendimtar për fatet e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Kombit Shqiptar në tërësi, në frymë e federatës mbarë-shqiptare Vatra, ruajti edhe lidhjet e hershme dhe te shkelqyera me SHBA, solli ne kete seminar te saj, edhe një personalitet amerikan nga Uashingtoni - Bibloteka e Leximit të Kongresit.

Ai ishte Dr. Grant Harris, i cili është Shefi i Divizionit Evropian në Bibliotekën e Kongresit, ku përveç kësaj shërben si kujdestar kryesor i koleksioneve për Shqipërinë, Kosovën, Moldavinë dhe Rumaninë dhe shpesh është i përfshirë në koleksionet franceze dhe ruse. Dhe,  mban gradën e magjistraturës në rusisht dhe në Bibliotekën Shkencore dhe artikujt e tij mbi burimet e informacionit që kanë të bëjnë me Evropën Lindore janë shfaqur në revista dhe monografi në SHBA, Shqipëri, Kosovë, Rumani dhe Serbi.

Ai që ka dhënë prezantime në konferenca në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Rumani dhe Rusi dhe dhjetorin e kaluar të kaluar ai dha një prezantim në Boston në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në temën "Skënderbeu si hero në letërsinë perëndimore dhe interpretimet artistike", gjatë 10 viteve të fundit ai ka mbajtur nëntë ngjarje në Bibliotekën e Kongresit me shqiptarë folës të ftuar në instutucionin më prestigjoz në Uashington.

Tema e cila ligjërojë ai ishte : “Dielli dhe zotëruesit e tij: Gazetat etnike në shekullin e 20-të - Përmbledhje e letrës: Ky prezantim do ta vendosë Diellin në perspektivën e shtypit të Evropës Lindore në Amerikë nga vitet 1890 deri në 1914, si dhe në gazetën e parë në gjuhën shqipe botuar në Shqipëri: Taraboshi (1913-14; 1921)”.

Dr. Elez Biberaj, i cili ka kryesuar Divizionin e Euroazisë të Zërit të Amerikës që nga viti 2005, dhe ka një Ph.D. në Shkencat Politike të Universitetit të Kolumbisë, dhe është autor i katër librave, përfshirë Shqipërinë në Tranzicion: Rruga Rocky to Democracy, dhe kapituj të shumta dhe artikuj mbi çështjet shqiptare në ligjeratën e tij, tha se ajo është shprehje e mendimi nga ana e tij dhe është krejtësisht mendimi i tij – personal, dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqëson pozicionin e Zërit të Amerikës.

Tema me të cilën u prezantua në këtë seminar të gazetës Dielli,  Dr. Elez Biberaj, ishte : "Dielli dhe Sfidat e Konsolidimit Demokratik Shqiptar", një temë kjo që më pas ka bërë bujë të madhe në shtypin shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare e diasporë.

Ku studiuesi i njohur paralajmëroi me ligjaratën e tij, se shoqëria shqiptare mund të rrëshqasë në një krizë mbarëkombëtare, me një potencial të madh të konfliktit civil.

Studiuesi i njohur Elez Biberaj, po ashtu kritikoi ashpër politikanët në Shqipëri si autoritarë, të korruptuar dhe njerëz që po dëmtojnë kombin duke qëndruar në pushtet.

Në ligjeratën e tij e cila ishte më shumë se një analize e qemtuar e tij, ia drejtoi edhe disa nga kritikat nga më të ashprat Kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij është bërë “dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent.”

Paneli i parë u mbyll me një video interesante , në fakt një intervistë radiofonike, kjo e dhënë gazetarit, Hilmar Baukhage, i radios CBS në Uashington, me ish Ministrin shqiptar – ish përfaqësuesin diplomatik të Mbretit Zog në Uashington Faik Konicën, një ditë pas pushtimit fashist të Shqipërisë më 8 Prill 1939, e cila ishte sjell enkas për këtë 110 vjetor, nga Ilir Ikonomi, i cili është dhe njëri nga studiuesit dhe hlumtuesit më pikantë, të historisë shqiptare, në arkivat e Uashingtonit, Londrës, Romës, Parisit, Tiranës, e tjer.

Moderatori I këtij seminari Frank Shkreli, duke prezantuar Iliri Ikonomin si gazetar tha se në vitin 1991 filloi të punojë për agjencinë e lajmeve Reuter në Tiranë.

“Shkrimet e tij, që pasqyronin periudhën e ndryshimeve demokratike në Shqipëri, janë botuar në disa nga gazetat e mëdha të botës, si ëashington Post, N.Y. Times dhe ëashington Times.  Më 1992 erdhi në SHBA dhe nisi një karrierë të gjatë si gazetar i Zërit të Amerikës, Shërbimi Shqip.  Më 12 qershor 1999, ishte ndër gazetarët e parë që hynë në Prishtinë me trupat e NATO-s.  

Ka intervistuar shumë personalitete shqiptare dhe botërore. Ka pasqyruar gjerësisht me kronika televizive komunitetin shqiptar në SHBA.  Autor i librit “Faik Konica – Jeta në Uashington”, botuar në Tiranë më 2011, Iliri do të flasë për temën ‘’Vatra dhe Njohja e Shqipërisë nga Amerika’’, tha Shkreli.

Rafaela Prifti, lexojë një material të përgatitur nga Neka Doko, e cila është kujdestare e arkivës “Fan Noli Library and Cultural Center ne Boston” e cila edhe i ka dhuruar Diellit një koleksion të rrallë të gazetës dhe paraqet një kumtesë të përmbledhur me titull: Dielli, Noli dhe Konica.

Editori i tanishëm i gazetës “Dielli”, për gjuhën shqip, Dalip Greca, i cili ka studiuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës në fakultetin e Gjuhë Letërsisë dhe u diplomua në Qershor 1971, dhe ish kryeredaktori në gazetën lokale të Lushnjes deri më 1990, “Shkëndija” ish organ i Komitetit të Partisë të Rrethit të Lushnjës, dhe ai qe me ardhjen e demokracise atyre ndryshimeve që ndodhën atëhere, u tha se punojë si gazetar në gazetat e djathta, prej 1999. Dersia sa edhe fillon punën si editor i seksionit shqip të Gazetës Illyria në Nju Jork, detyrë që e vazhdoi deri në Gusht 2009. Derisa u largua prej saj, dhe prej 2009 e në vijim vazhdon të kryej detyrën e Kryeredaktorit të gazetës"DIELLI", organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës"VATRA".

Ai u tha se ka gati për botim librin"Histori Shqiptare në Amerikë" si dhe në proces librin, nderkohe qe mbajti ligjeratën me temën  "Dielli, gazeta e fundit e Rilindjes Kombëtare – 110 Vjet Zëri I Shqiptarëve të Amerikës – “Dielli” 110 Vite histori , sfidat e mbijetesës , manaxherët, vlerat, risitë”.

Në këtë panel ligjëroi më pas Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, i cili ka kryer studimet e larta në Fakultetin Historisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, dhe ka marrë pjesë pothajse në të gjitha aktivitetet e Vatrës, përfshirë edhe 100 Vjetorit e Vatrës dhe të Diellit, solli ligjeratën me temën : “Dielli në Shekullin e dytë”

Ambasador, Mal Berisha, i cili kishte udhëtuar nga Tirana, erdhi në këtë seminar në 110 vjetroin e gazetës “Dielli” me temën : “Vatra – Qeveri në Mërgim – Kontributi i saj në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 dhe në atë të OKB-së në San Francisko, 1945”.

Moderatori, tha se ai ka shërbyer si Ambasador i RSh në Mbretërinë e Bashkuar, (2012-2015) dhe si Konsull i Përgjithshëm në Stamboll, (1993-1997). Në vitin 1998 ai iu bashkua Federatës Pan – Shqiptare VATRA e Amerikës, duke i kontribuar përpjekjeve të paepura të shqiptaro – amerikanëve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.  Në atë kohë, ai u shfaq në Televizionin Amerikan CNN si ekspert dhe historian, duke hedhur dritë mbi trajtimin çnjerëzor ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në vitin 2000, ai iu bashkua Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, dhe mori pjesë në ndërtimin e institucioneve demokratike. Pas thuajse një dekade u kthye në Shqipëri për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme.  

Mal Berisha është studjues dhe ka publikuar një numër librash dhe artikujsh si dhe ka përkthyer materiale që lidhen me historinë dhe kulturën e Shqipërisë.  

Dr. Arjeta Frelushkaj e cila me mbarimin e studimeve, ka punuar në gazetën “Opinion” që dilte në Shkodër dhe në radio-televizionin “Rozafa” ne Shkodër.  Dhe, që nga viti 2006-2016 ka punuar në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku ka qenë përgjegjëse e Fondit të Librit në Shqip, si dhe organizatore dhe koordinatore e aktiviteteve kulturore pranë këtij institucioni, si: “Fjala poetike”, konkurs letrar me studentët krijues; “Ora letrare e …” projekt letrar me në qendër bashkëbisedimin mes një shkrimtari të ftuar dhe auditorit; përurime librash për autorët e rinj dhe jo vetëm; “Më nxit një libër!”, projekt letrar që e kam themeluar para tre vitesh dhe që vazhdon ende edhe sot; aktivitete përkujtuese, ku përmendim “Drini përtej dy kohëve” kushtuar shkrimtarit Skender Drini, "Mentor Quku", bashkeorganizatore e koordinatore e 55 vjetorit jubilar te Bibliotekes Universitare, e tjer, prezantojë ligjeratën e saj me temën : “Në Brendësi të Diellit - strukturimi i brendshëm i gazetës ndër vite”.

Në Panelin e tretë, dhe te fundit per kete seminra i cili nisi me leximin e ligjeratës së Loreta Loli dhe Agron Alibali bashkautorë të së njëjtës kumtesë me titull Tema: "Faik Konica pak I njohur “- (Shkrime dhe studime nëpër faqet e Diellit - 1939 – 1942), u lexua nga Merita Bajraktari McCormack .

Ky panel vazhdojë me kumtesën e studuesit dhe publicistit Idriz Lamaj, i lindur në Tropojë, dhe arratisur nga Shqipëria në moshë të mitur së bashku me prindërit. 

Ai u tha se aktualisht jeton në Nju Jork, por ka punuar në Washington D.C. për disa vite.  

Ka punuar shumë vite në Komitetin "Shqipëria e Lirë" dhe në Gazetën Shqiptari i Lirë ndërkohë që ka qenë përfaqësues i Komitetit Shqipëria e Lirë pranë Asmablesë së Kombeve të Robëruara të Evropës.  Idrizi është autor i më shumë se 20 librave, siç janë Albanian Montenegrian Conflict over Plava and Gucia (anglisht) - Xhaferr Deva nën dritën e Letrave të tij.  KK Shqiperia e Lirë 1949-1956.   Në vitin 2014 ka botuar librin, "VATRA DHE VATRANËT", dhe është autor i librit Marrëdhëniet Partiake Shtetërore Shqipëri-Jugosllavi.

Ka punuar për Radion "Zëri i Amerikës"(VOA), ku ka mbuluar rubrikën Javore"Shqiptarët e Amerikës".

Idriz Lamaj - prezantojë ligjeratën me temën : “Publicistika antikomuniste shqiptare në mërgim dhe gazeta Dielli”.

Zoti Anton Çefa i cili rrjedhë nga një familje antikomuniste me tradita atdhëtare e kulturore nga Shkodra, ku ka kryer studimet në Institutin Pedagogjik të Shkodrës dhe arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës.  Ka dhënë mësim në shkollat e mesme dhe pas rënies së diktaturës komuniste,  i cili u tha se  ka qenë një ndër themeluesit e gazetës me vlera - demokratike   “Shkodra”, e para gazetë lokale demokratike në Shqipëri, dhe anëtar i këshillit botues të saj, ishte për disa vjet  Editori i gazetës “Dielli”  në vitet 1994-2007 . Ai poashtu, ka qenë anëtar i këshillit botues të revistës “Rrezja e jonë dhe “Kumbona e së Dielles”. Botues i një numri librash dhe ka bërë gati një numër tjerash për botim.

Tema e tij e cila u lexua në munges të tij nga Rafaela Prifti, ishte : “Editori, Nacionalisti dhe Demokrati i përkushtuar Xhevat Kallajxhi “

 Në këtë seminar në 110 vjetorin e “Diellit” , u tha se për një shekull të ekzistimit të tij, “Dielli” kaloi nëpër shumë vështirësi materiale e probleme të tjera të llojeve të ndryshme (deri te çështjet politike), por nuk u permend qe per disa vjet pas kuintave ka  qenë editor i gazetës “Dielli”, ndërsa faqosës për disa vite dhe si Editor i saj se bashku me kryetarin Agim Karagjzi, ishte edhe Ruben Avxhiu. 

Gjatë kumetsave të 110 vjetorit të “Diellit”,  ra në sy edhe shembulli i lartë i vëllezërve Luc dhe Gjek Gjonlekaj, të cilët me ndihmën që i dhanë kësaj gazete (12 mijë dollarë - me konevertimin akrual 120 mijë dollarë ) më 1986 e nxorën nga kriza, që ishte buzë mbylljes. 

Lidhur me këtë akt shembëllues edhe nga autorë të ndryshëm në historinë e Vatrës e të Diellit është shkruar në gazetat e kohës.

Në përfundim të këtij Seminari kulturore mbi 110 vjetorin e gazetës Dielli u tha se ky është një reflektim i cili përbën edhe një rikujtesë se, pavarësisht nga ngadalësimet që skeptikët i shohin si ndalesa, Federata Vatra me gazetën e saj Dielli kanë forca për t’a vazhduar misionin e përcaktuar nga idealistët e rilindësit shqiptarë të shekullit të kaluar, Fan Noli e Faik Konica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat