Shoqata Atdhetare Dibra, mbajti piknikun tradicional "Dibra 2019"

Amerika

Shoqata Atdhetare Dibra, mbajti piknikun tradicional "Dibra 2019"

Nga: Beqir Sina Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:20
Shoqata Atdhetare Dibra, mbajti piknikun tradicional "Dibra 2019"

STATEN ISLAND NY : Shoqata Atdhetare Dibra duke publikuar në faqen e saj të internetit në Facebook, njoftimin shoqëruar me një foto album nga ky aktivitet tradicional në komunitetin shqiptar të Nju Korkut, dhe zonës për reth thotë se të dielë e kalyan ka mbajtur në kuadër të aktiviteteve të saj edhe piknikun veror "Dibra 2019"

Në njoftimin e Shoqatës Atdhetare Dibra thuhet, se dita e piknikut kaloi në një atmosferë shumë të mirë, në një atmosferë familjare dhe festive.

Simbas saj si asnjëherë më parë këtë vit kishte një numër shum të madh fëmijesh - të cilët me fytyrat e tyre të qeshura dhe të gëzuara e zbukuruan piknikun, të organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra.

"Edhe, në këtë vit nuk munguan aktivitetet e ndryshme për fëmijët. Të gjithë së bashku luajtën lojëra të ndryshme, kërcim me thasë, tërheqja me litar, u argëtuan në lojërat prej gome të cilat i kishim sjellur enkas për fëmijët në këtë piknik." shkruan Shoqata Atdhetare Dibra.

Dhe, ashtu siç është traditë tani më, u shpërnda edhe pizza falas për fëmijët të sponosorizuar nga Pronto Pizza, e cila është pronë e bizinesit të vëllezërve Mifatri nga Dibra e Madhe në SHBA.

"Shpresojmë, që ky aktivitet të vazhdojë në këtë nivel edhe vitieve tjera. Sepse sot u deshmua se kur jemi së bashku dhe kur jemi në një numër të madh, ka një kënaqësi të madhe dhe mbi te gjitha, është krenari që ruajmë traditën tonë dhe që e përcjellim tek fëmijet tanë, tek gjeneratat e reja." shkruan në një njoftim në rrjetin social Facebook, Shoqata Atdhetare Dibra duke ju Faleminderuar për pjesëmarrjen dibranëve në Nju kork e për reth saj në Piknikun veror "Dibra 2019" raporton Bota sot nga Nju Jorku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat