Organizata e Gruas ‘Hope & Peace” në SHBA mbështet projektin muzikor të këngëtareve shqiptare

Amerika

Organizata e Gruas ‘Hope & Peace” në SHBA mbështet projektin muzikor të këngëtareve shqiptare

Nga: Mimoza Boletini Më: 21 qershor 2019 Në ora: 21:52
Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max

Ftesa e këngëtares me famë botërore Bebe Rexha drejtuar këngëtarëve të suksesshme në botë Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max për një hit të përbashkët, ne si anëtare të Organizatës së Gruas "Hope & Peace" në SHBA na impresionoi dhe gëzoi pa masë. 

Përkrahim iniciativën e tyre, i urojmë suksese dhe paqe, pasi edhe misioni ynë i shërben paqes, harmonisë në familje, në komunitet, barazisë gjinore e të drejtave të gruas dhe fëmijëve në botë. 

Shpresojmë që ky projekt muzikor i katër artisteve me origjinë shqiptare, të jetë vërtetë magjik siç shprehen vetë ato, por dhe një mesazh me vlera të larta patriotike e historike, pasi zëri dhe zemra e tyre do të kumbojë fuqishëm për bashkimin e Shqipërisë, trojeve shqiptare e paqes në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat