Ansambli “Trojet” nga Zvicera sjell pakëz Kosovë në Amerikë

Amerika

Ansambli “Trojet” nga Zvicera sjell pakëz Kosovë në Amerikë

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 22 qershor 2019 Në ora: 06:15
Ansambli “Trojet” nga Zvicera

Ambasadoria Teuta Sahatqija- priti Ansamblin “Trojet”, nga Zvicera në Konsullatën e Përgjithëshme të Kosovës në Nju Jork New York City: Ansambli “Trojet” nga Zvicera, që mori pjesë në Festivalin Shqiptar në Detroit, erdhi për vizitë edhe në Nju Jork, e Konetiket.

Mbas vizitës së tyre në komunitetin shqiptar të zonës së Tri-Shteshit, Ansambi “Trojet” nga Zvicera, sot vizitojë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork, ku u pritën nga Ambasadoria Tetuta Sahatqija, dhe stafi diplomatik, i saj Albana Bylykbashi, Ines Demiri dhe Butrint Ymeri.

Mirëseardhjen në këtë vizitë Ansamblit “Trojet” ia urojë me kete rast Ambasadoria Tetuta Sahatqija, e cila së bashku me stafin e saj kishte rezervuar një pritje mjaft të ngrohët.

Image

Me këtë rast grupi vallëtarve të këtij ansambli kërceu edhe një valle “Vallen e Rugovës” ne mjediset e Konsullates e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

“Jemi shumë të lumtur me prezencën e Grupit tuaj - në mjediset e Konsullatës së Kosovës , tha ambasadoria , duke shtuar se : “Ansamblit Trojet - nga Zvicera, na solli shumë emocione, dhe, na krijojë një atmosfere mjaft të bukur ngjyrash dhe valllesh kosovare.

”Gjej rastin tha ajo të shpreh edhe një faleminderim të veçantë për këta djem e vajza - që së bashku me drejtuesit e tyre, po i ruajn kaq bukur traditën, kulturën dhe vallen e këngën shqiptare.

“Në shqiptarët e Kosovës , kaluam shumë vështërsi, tha Ambasadoria Sahatqija, por ditëm t'ia dalim, kalojmë dhe përballojmë çdo vështërsi që na perdori regjimi ndaj popullit shqiptar- Ruajtëm dhe kultivuam traditën dhe kluturën tonë, madje arritëm ta ruajm kaq bukur edhe në mërgim - Dhe, ju jeni trashgimtarët e kësaj kulture e tradite kaq të bukur të Kosovës, në Zvicër”.

Ambasdoria e Kosovës, i quajti përcjellësit e kulturës së Kosovës, djemt e vajzat e Ansamblit “Trojet” me veshjet dhe vallet e bukura të Kosovës, kudo që shkojn ata.

“Ju na afroni edhe me shumë me Kosovën me aktivitetin tuaj kulturor, kudo që shkoni - Jufaleminderit për vizitën” tha ajo.

Ndërsa, këtë shekull ajo e quajti si Shekullin e Shqiptarëve. “Tani që kemi shtetin tonë, kemi diplomacin tonë, kemi Kosovën e lirë e të pavarur . Andaj mendojë se ky është Shekulli i Shqiptarëve, është shekulli, kur ne kemi për të shkëlqyer, dhe ngritur vendin tonë në atë piedestalin që ne e meritojmë” Zeqa Gashi, kryetar i Ansamblit “Trojet” nga Winterthur të Zvicrës kantoni i Curihut, ndërsa faleminderojë për pritjen e ngrohtë, tha se është një kënaqësi e veçantë për të gjithë grupin dhe udhëheqësit e këtij ansambli të vizitojë Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, duke prezantuar edhe vlerat e kulturës e traditës së Kosovës, me këtë Grup dhe këto veshje të bukuara.

Ju faleminderojëm për këtë pritje kaq të ngrohtë, u shpreh ai. . “Ansambli “Trojet” nga Zvicera, tha kryetari i këtij ansambli ka një dhurat të vogël për Konsullatën e Përgjithëshme të Kosovës në Nju Jork, kemi dy libra : Njëri është ai ku autori Ismet Krasniqi me librin “Urat e Komunikimit Kulturor”, prezanton një pjesë të aktiviteve kulturore të Ansamblit “Trojet” , ku këta të rinjë e të reja janë urat e komunikimit që duhen vlerësuar e çmuar së bashku me gjithë udhëheqësit artistik. Dhe, librin me titullin kuptimplotë “Arti i daltuar të Arsim Berisha - ( Gjurmë arti, kulture e jete”. Në fund kryetar i Ansamblit “Trojet” nga Winterthur të Zvicrës, Zeqa Gashi, theksojë se : "Qëllimi kryesor i ansamblit "Trojet", është rujtja, kultivimi dhe prezentimi i vlerave të mirfillta kulturore përmes këngëve, valleve. veshjeve dhe lojërave popullore, duke prezentuar kështu vlerat e larta burimore, tradicionale si dhe ato koreografike."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat