Për Çamërinë protestë para Konsullatës greke në Çikago

Amerika

Për Çamërinë protestë para Konsullatës greke në Çikago

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 qershor 2019 Në ora: 08:21
Skënder Karaçica

Në përkujtim të orëve vrastare deri në shkallë të gjenocidit ndaj popullit shqiptar dhe Çamërisë(1944-1945),KSHA të enjten,më datën 27 qershor 2019(në orën 11-12)do të organizojë protestë para Konsullatës greke në Çikago.

Për këtë ngjarje historike të gjenocidit të Çamërisë,Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1994 miratoj ligjin që 27 qershori të përkujtohet dita e gjenocidit grek kundër popullit shqiptar dhe Çamërisë. Është shënuar në analet e historisë dhe tashmë edhe institucionet ndërkombëtare BE-SHBA janë janë në dijeni për gjenocidin grek të organizuar më 27 qershor 1944 nga ushtria greke EDES e udhëhequr nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë Dhorotheos që hynë në Paramithi ku masakruan qindra burra,gra dhe fëmijë dhe të tjerët i dëbuan nga shtëpitë dhe toka e tyre etnike.

Para popullit amerikanë dhe institucioneve të shtetit mik të përjetshëm të popullit shqiptar Amerikës,përmes thirrjes The Genocide of the Greeks do të kërkojnë që çamët të kthehen në tokën e tyre dhe të realizojnë të drejtën kombëtare e demokratike për të sendërtuar autonominë territoriale të Çamërisë në frymën e të drejtës ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë njerëzore

në trajtat e vlerave universale të demokracisë për popujt në përmasën e zhdukjes kolektive në orët e gjenocidit që pati organizuar shteti grek.

Në protestën në përkujtim të Çamërisë para Konsullatës greke në Çikago,këshilli organizativ i KSHA-së fton të gjitha shoqatat,organizatat dhe klubet sportive shqiptaro-amerikane në protestën që do të hedhë dritë për orët historike të gjenocidit grek dhe me kërkesën që Çamëria të jetë e lirë,demokratike dhe populli shqiptar çam të kthehet në tokën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat