Shqipëria, komuniste (1944-1991), dhe, e lirë e demokratike (2019)

Amerika

Shqipëria, komuniste (1944-1991), dhe, e lirë e demokratike (2019)

Nga: Beqir Sina Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:32
Beqir Sina

Marrëdhënjet e Uashingtonit me Tiranën: mbas zgjedhjeve të para(5 Dhjetor 1945), organizuar dhe fituar nga Fronti Nacionalçlirimtar, i Enver Hoxhës, i cili i fitoi zgjedhjet me 97%.

Krijimi i Gjykatës së posaçme të Shqipërisë, 1945 dhe subversioni shqiptar….!

1946 prishja e marrdhënieve me Uashingtonin mbas atyre zgjedhjeve vetem me nje parti…..

2019 - Partia socialiste do te mbajë zgjedhje të çdekrtuara nga Presidenti i Republikes.Ilir Meta

WASHINGTON : Pas çlirimit të Shqipërisë, marrëdhëniet Amerikano-Shqiptare, të vendosura 23 vjet më parë, u ndërpren, dhe, ato u shndërruan në një “Mollë sherri” mes Uashingtonit dhe Tiranës, për 45 vjet, për shkak të këmbënguljes së Hoxhës, që me ardhjen e tyre në pushtet Balli Kombëtar dhe Legaliteti, të nxirreshin jashtë ligjit, dhe, krerët e tyre të nxerreshin nën gjykimin, të një Gjykate të posaçme e Shqipërisë, e frontit popullor, e krijuar kjo më 1945 nga Partia Komuniste,dhe Enver Hoxha.

Midhat Frashëri, udhëheqës i Ballit Kombetar, në mërgim me anë të një deklerate, mbas këtyre zgjedhjve dhe ardhjes së komunistëve në fuqi, ju drejtua kancelarive perendimore – dhe Uashingtonit, ku ai deklaroi Hoxhën dhe regjimin që po instalohej mbas LDB në Shqipëri, të jetë jolegjitime.

Me këtë rast, ai dërgoi një letër,Uashingtonit dhe, Londrës, duke u kërkuar atyre që në Shqipëri, të ndërhyet nga fuqit e mëdha , që të mbahej një plebishit i paanshëm : "për tokat që u takojnë shqiptarëve etnografikisht, sepse, Shqipëria, nuk duhej të ndahej në dy për hir të ineresave të pas Luftës së Dytë Botërore, dhe padrejtësisë që po i bëhej shqiptarëve".

Vitet fillestare të insatilimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, megjithatë, u miratuan edhe nga qeveria Amerikane, edhe pas ardhjes në pushtet të komunistëve, mbas LDB, të cilët i qen bashkuar aleatëve, në rënjen e nazismit, dhe ashtu si edhe në Jugosllavi, me ardhjen e Titos, edhe në Shqipëri, me Enver Hoxhën, Uashingtoni, ishte deklaruar publikisht mbi parimet e tyre demokratike dhe vlerësimin e të drejtave të njeriut, duke u njohur këtyre vendeve të drejtën për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme më 2 dhjetor 1945, mbi parimet demokratike : “Zgjedhje të lira dhe të ndërshme”.

Në Shqipëri, Zgjedhjet, e para të pas LDB u bënë, vetëm me dy kuti votimi, një për Frontin Nacionalçlirimtar,që edhe i organizonte dhe mbante këto zgjedhje, dhe, një kuti votimi për ata që do të votonin kundra.

Fronti Nacionalçlirimtar, i Enver Hoxhës, i fitoi zgjedhjet me 97%. Megjithatë, fuqitë aleate në fund të këtyre zgjedhjeve e njohën qeverinë e Enver Hoxhës, më 10 nëntor 1945, ashtu si dhe njohën qeverinë e Titos.

Më 1946, Uashingtoni i kërkojë Enver Hoxhës, të përsërisë zgjedhjet, ose në të kundërt SHBA,do të ndërpesnin cdo marrdhënie diplomatike me Shqipërinë.

Enver Hoxha, duke qenë i lidhur ngusht në fill me Titon – e kundërshtoi Uashingtonin, mbasi ai dhe Tito, nisën një flirt me Stalinin.

Gradualisht, qeveria shqiptare, mbas prishjes me Jugosllavinë -Titon, shumë shpejt shkoi në orbitën e Bashkimit Sovjetik, Stalinin, duke e bërë të vështirë edhe për perndimin e Shtetet e Bashkuara të mbajnë qëndrimin e vet lidhur se si do të mbanin marrëdhënie.

Kjo, që bëri Enver Hoxha, me zgjedhjet e para më 5 Dhjetor 1945, mbas fitores se aleatve të LDB, ishte e çuditshme, dhe e paparashikueshme për Londrën dhe Ushingtonin, pasi shumë udhëheqës në qeverinë komuniste,të asaj kohe u arsimuan jashtë vendit, duke përfshirë edhe Koço Tashko, i cili ishte arsimuar në Harvard.

Marrëdhëniet e Uashingtonit me Tiranën, Enver Hoxhën, u përkeqësuan më tej kur këshilltari ekonomik i misionit të SHBA, Harry T. Fultz, dhe punonjës të misionit amerikan së bashku me përfaqësuesit e UNRRA, u akuzuan nga Enver Hoxha, për sabotim të një projekti drenues -tharjen e kënetës së Maliqit.

Shtetet e Bashkuara e konsideruan situatën si të papranueshme, dhe donin të tërhiqnin misionin e tyre diplomatik, gjë që bëri de fakt më 2 nëntor 1946. Duke, zyrtarizuar keshtu edhe prishjen e lidhjeve diplomatke mes dy vendeve.

Datë, kjo që shënon dhe prishjen e marrëdhive diplomatike, të vendosura 22 vjet më parë, dhe që do të ri vendoseshin vetëm me rënjen e regjimit komunist më 1991. Pluralizmin, poliitik.

Në tërësi, vendimi për t'u ndarë nga Shqipëria, i SHBA, ishte pjesërisht për shkak të mosqëndrimit të interesave politike dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Bilanci tregtar i SHBA në vend ishte në atë kohë 280,000 dollarë; ndërsa asetet e përgjithshme arritën në 1.3 milionë dollarë.

 

Amerika, u bë armike për regjimin komunist të instaluar prej Enver Hoxhës, mbas prishjes së marrëdhënieve, më 1946, në mënyrë indirekte nga Enver Hoxha, i cili i akuzojë SHBA, si Imerializëmin amerikan, sikur ata donin ta “merrnin” Shqipërinë, duke i dhënë mbas 1946 qeverisë komuniste arsyetimin e armiqësisë së saj të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara.

Madje, Enver Hoxha, shkroi edhe një libër, për t’iu tregura komunistëve shqiptar armiqësinë me SHBA, në librin e tij “Rreziku Anglo – Amerikan për Shqipërinë”.

Duke nisur me vitin 1947, një armiqësi e ndërsjellë nisi e mbeti midis dy vendeve,(SHBA, dhe Shqipërisë komuniste, deri në rënjen e komunizmit në Europën juglindore) e cila ashtu siç ndryshoi nga marrëdhenie shumë të mira u kthye shumë shpejt në marrëdhënie shumë armiqësore.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Shqipërinë e Enver Hoxhës, duke filluar nga jugosllavët, sovjetikët dhe miqësinë vllazërore dhe miqësinë e madhe me kinezët e Maos .

Marrëdhëniet me Europën Perëndimore, dhe SHBA, filluan të shkrihen pak e nga pak, si pa u kuptuar vetëm pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985, por qeveria komuniste ishte ende në pushtet.

Lidhjet mes dy vendeve SHBA dhe Shqipërisë, u rikonfirmuan në vitin 1990, dhe 1991, kur u rivendosën kontaktet e para, dhe u rivendosën marrëdhëniet diplomatike të ndërprea për 46 vjet.

Prej se kur në Shqipëri, u mbajtën Zgjedhjet, e para të pas LDB, të cilat u bënë, vetëm me dy kuti votimi, njëra për Frontin Nacionalçlirimtar,që edhe i organizonte dhe mbante ato zgjedhje, dhe, një kuti votimi për ata që do të votonin kundra.

Frontin Nacionalçlirimtar, i Enver Hoxhës, i fitoi zgjedhjet me 97%. Megjithatë, fuqitë aleate në fund të këtyre zgjedhjeve e njohën qeverinë e Enver Hoxhës, më 10 nëntor 1945, ashtu si dhe njohën qeverinë e Titos, më pas nuk do t’a njihnin më.

Shqipëria, u kthye në marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht pasi Sekretari i Shtetit James A. Baker vizitoi Shqipërinë në 1991.

Shtetet e Bashkuara, gjithashtu ishin të rëndësishme në fitoren e Sali Berishës në zgjedhjet e 1992, duke i dhënë fund vendit të fundit të dominuar nga komunistët në Europe.

Shqipëria post-komuniste (1992-1997)

 

Para zgjedhjeve të veçanta të 1992, udhëheqësi kryesor i opozitës, Sali Berisha, vizitoi dy herë Shtetet e Bashkuara dhe ishte në gjendje të merrte mbështetjen e plotë të qeverisë së SHBA dhe udhëheqësve të ndryshëm të Kongresit.

Duke kuptuar sfidat e demokratizimit, Shtetet e Bashkuara, mbështetën publikisht partitë opozitare në Shqipëri.

Mbështetja e SHBA-së, u dëshmua të jetë e një rëndësie kritike për fitoren e dërrmuese të opozitës në zgjedhjet e 22 marsit.

Më 9 prill 1992, parlamenti i ri shqiptar zgjodhi Berishën si president të republikës, presidenti i parë jo komunist i Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

 

Qeveria e re e krijuar pas zgjedhjes së vitit 1992 futi një program ambicioz dhe të orientuar nga Perëndimi me reforma shumë të nevojshme ekonomike dhe demokratike për të kapërcyer izolimin e vjetër të Shqipërisë dhe stagnimin ekonomik.

Bashkëpunimi vazhdoi në fushat kryesore si ekonomia, mbrojtja dhe ndihma bujqësore.

Shqipëria e lirë e demokratike (1997-e pranishëme)

Presidenti George W. Bush vizitoi Shqipërinë më 10 qershor 2007 si pjesë e turneut të tij në Europë, duke e bërë atë Presidentin e parë të SHBA, në detyrë për të vizituar Shqipërinë.

 

Ai u prit me fanfare të madhe nga qytetarët e Tiranës. Një rrugë në kryeqytet Tirane, u emërua pas vizites se Bushit. Edhe një statujë e Bushit pas kesaj vizite u ngrit në qytetin e Fushë-Krujës ,në korrik të vitit 2011. 

Ndjenja pro-amerikane, tashmë është e fortë dhe e përhapur në mesin e popullatës shqiptare- shqiptareve kudo.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara, që kishin mbyllur misionin e tyre në Shqipëri në vitin 1946, u përndoqën nga propaganda komuniste gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ashtu si edhe ata shqiptarët e që në shpirt kishin Amerikën – lirinë dhe demokracinë, dhe ëndrronin Amerikën, asnjëher nuk e harruan Presidentin e SHBA, Woodroë Wilson, i cili kishte ndërmjetësuar në emër të pavarësisë së Shqipërisë 1919-1920, duke u argumentuar kundër një ndarjeje të propozuar të Shqipërisë, nga Europa, nga Konferenca e Paqes e Parisit, dhe më pas duke bërë të mundur që Shqipëria, të arrijë shtetësinë dhe njohjen ndërkombëtare nga Lidhja e Kombeve.

Shumë fëmijë shqiptarë deri në ditët e sotme emërohen Vilson në nder të presidentit. Shqiptarët gjithashtu i japin mirënjohje të madhe Administratës së Klintonit me shpëtimin e jetës së shqiptarëve kosovarë në luftën e Kosovës, dhe shqiptarët e vlerësojnë shumë angazhimin e Qeverisë amerikane për zgjidhjen e çështjeve politike statusin e Kosovës, pavarësinë e saj.

Sipas Raportit Udhëheqës Global të SHBA-së 2012, 80 përqind e shqiptarëve në Shqipëri, duan SHBA- të, vlerësimi i dytë më i lartë për çdo vend të anketuar në Botë, pas Kosovës, që e ka dashurinë për SHBA 100 përqind.

Disa data kryesore në historinë moderne të Shqipërisë : 

1939 - Pak para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Italia pushton Shqipërinë. Mbreti Zog ikën në Egzil nga Greqia ne Angli, France, pas këtij pushtimi të italisë fashiste.

1941 - Enver Hoxha bëhet kreu i Partisë së re Komuniste Shqiptare, me ndihmën e Patrise Komuniste Jugosllave - Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq.

1943 - Forcat gjermane pushtojnë Shqipërinë pas rënjes së Italisë fashiste.

1944 - Gjermanët tërhiqen pas humbjes së LDB. Enver Hoxha, është instaluar si udhëheqës i parë komunist në Shqipëri.

1946 - Nisin rrëshqitjet e marrëdhenive të SHBA me Shqipërinë, mbas zgjedhjeve të 1945, vetëm me një parti – partinkomunitse më 1946 filloi rënja në pikiat të marrëdhënive nga shumë të mira në armiqësore .

1948 - Shqipëria, thyen lidhjet e saj me Jugosllavinë Titiste ; dhe nisë “dashurinë e re” me Bashkimin Sovjetik, Stalinin, i cili fillon ndihmën e madhe ekonomike për Shqipërinë.

1955 - Shqipëria, bëhet anëtare themeluese e Paktit të Varshavës.

1985 - Pas vendimit për gati gjysmë shekulli, diktatori stalinist Enver Hoxha, vdes ne moshen 83 vjec.

1989 - Rregulli komunist i regjimeve, u prish një e nga një në systemin “domino” në Evropën Lindore, ato bien, të gjithë, duke përfshirë më të fundit edhe Shqipërinë, cila dilte nga e izlouar dhe me një regjim të egër dictatorial ne demokraci e liri te shqiptarve.

1990 - Formohen parti politike të pavarura. Shqiptarët kanë të drejtë të udhëtojnë jashtë vendit, dhe të mbajnë zgjedhje të lira.

1991 - Në zgjedhjet e para shumëpartiake, Partia Komuniste dhe aleatët e saj satelit I fitojnë 169 nga 250 vendet, Partia Demokratike, e sapo formuar merr 75.

1992 - Partia Demokratike, që nuk i njohu ato zgjedhjet të organizuara dhe të mbajtura nga Partia Socialiste, me Ramiz Alinë, fiton zgjedhjet. Udhëheqësi i partisë Sali Berisha, bëhet presidenti i parë i zgjedhur.

1999 - Sulmet ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarakë të ish asaj cfare kishte mbetur nga shperberja ne Jugosllavi. Nnga Kosova qindra mijëra shqiptar, ikin nga sulmet e forcave serbe, dhe largimi I tyre me force nga ushtria e frocat paramilitare serbe. Dhe, kështu ndodhi Eksodi masiv i refugjatëve në Shqipëri.

2009 - Shqipëria zyrtarisht bashkohet me NATO-n dhe zyrtarisht aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

2014 - Komisioni Evropian rekomandon Shqipërinë si një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

2019 – Shqipëria, do të mbajë zgjedhjet lokale, Prisidenti Meta, i ka çdekrtuar ato, si moniste dhe nji partiake, ndërkohë, që Kryeministri i vendit organizon e mban zgjedhje vetëm me një parti - ashtu si më 5 Dhjetor 1945 me Enver Hoxhen, kohe dhe kur u prishën edhe marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë, të cilat e rivendosën vetëm me rënjen e kominizmit ardhjen e demokracise pluralizmin me Partine Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat