Lazim Destani: "Gëzuar 243 - Vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!"

Amerika

Lazim Destani: "Gëzuar 243 - Vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!"

Nga: Beqir SINA – New York Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:12
Lazim Destani

WASHINGTON D.C: Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani, si për çdo 4 Korrik, ka përçuar urimin e tij me rastin e 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.

Destani, ka zgjedhur një foto nga ato të vitit te kaluar, ku ai dhe kongresisti Eliot Engel, bëjnë simbolin e shqiponjës me dy pëllëmbat e dorës, ku pas tyre është i vendosur një flamuri i madh amerikanë, që shënon Ditën e Pavarësisë së Amerikës - Ditën e Flamurit.

Ndërkohë, në Ditën e Flamurit - Pavarësinë e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, vitin e kaluar, ka qenë biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani, i cili ishte nderuar me mirënjohjen e veçantë nga Kongresi amerikan me inisiativën e kongresmenit Eliot Engel.

Kështu që Destanit më 4 Korrik të vitit të kaluar i ishte dhuruar Çertifikata e Mirënjohjes si dhe Flamuri i Shteteve të Bashkauara, pasi më parë kishte qenë Dhoma e Kongresit, ajo që e kishte përkrahur propozimin e kongresmenit amerikan Engel - që zoti Destani, të nderohej me këtë çmim nderi të Kongresit amerikan.

Ceremonia e pranimit të Flamurit amerikan nga zoti Destani, një vit më parë u mbajt në Zyrën e kongresmenit amerikan në praninë e zyrtarëve të kësaj zyre, gazetarëve të komunitetit dhe miqve të tij, përfshirë edhe mikun e përbashkët veprimtarin Harry Bajraktari, i cili është njohur për lidhjet e tij të mira me zotin Destani.

Ka qenë vet kongresisti Engel, ai që e çmoi lart kontributin e Lazim Destanit, për krijimin e lidhjeve e bashkëpunimit me SHBA-ës, jo vetëm në fushën e biznesit por edhe më gjerë atë të shqiptarëve kudo që janë.

Destani, ka thënë për këtë nderim se ai ndjehej i privilegjuar që u nderua me Flamurin Amerikan, një ditë pas Ditës së Pavarësisë së Amerikës, dhe ka faleminderuar në mënyrë të veçantë mikun e madh të shqiptarve në Capitol Hill – kongresisitin e Nju Jorkut, Eliot Engel.

Zoti Destani - do të shkruante :”Sot ndihem shumë i lumtur që pranova flamurin e Shtetit Amerikan, që është valëvitur për nderin tim, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, me 4 Korrik nga Kongresi Amerikan ne Capitol Hill ëashington! Ky është një nga nderet më të veçanta që më është bërë deri tani. E falenderoj mikun e shqiptarëve Kongresistin Eliot Engel për dorëzimin e këtij nderi si edhe për kontributin e tij të pashoq për çështjen shqiptare. Populli shqiptar ka pasur fatin e jashtëzakonshëm që të ketë në krah një partner kaq madhështor, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam i bindur se besnikërisht do të vazhdojmë ta ruajmë këtë miqësi të përjetshme me ta.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat