Drama ‘Një Shqiptar, një Serb, dhe Ushtarë’ arrin sukses të madh, edhe në New York

Amerika

Drama ‘Një Shqiptar, një Serb, dhe Ushtarë’ arrin sukses të madh, edhe në New York

Nga: Beqir Sina Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:20
Pamje nga shfaqja
“Nata e fundit e luftës në Kosovë”, erdhi në skenën e teatrit shqiptar në Nju Jork, përmes shfaqjes ‘Një shqiptar, një serb, dhe ushtarët”, e shkruar nga Ibi Abazi dhe regji te Avni “Vinny” Abazit
 
NEW YORK CITY : Shfaqja e teatrit "Një Shqiptar, një Serb dhe Ushtarët" e cila ngre një skenë të tensionuar gjatë momenteve të fundit të bombardimeve të NATO-s në Serbi, po shfaqet me plot sukses. Ajo filluar nga dita e premte, data dhe 5 Korrik, dhe do të vazhdojë deri te dielen në 14 Korrik 2019 , në kinema teatër “Producers Club Teatrot” në West 44th Street, në qytetin e New Yorkut, jo shumë larg Broadway, me fame te madhe në zemër të qytetit metropolitan.
 
Drama "Një shqiptar, serb dhe ushtarë" e shkruar nga Ibi Abazi dhe e vënë në skenë nga regjisori i talentuar Avni “Vinny” Abazi, ka në cast të tij aktorin kroat Ivica Marc, dhe, tre interpretues të talentuar si Julian Gjaci, Izzy Durakoviq, si dhe një aktor i lindur në Serbi, Ivan Kirincic.
 
Ngjarja e cila thotë regjisori është e bazuar në një të vërtet - true story, ka ndodhur në qershor të vitit 1999, kur edhe lufta po përfundote.
 
Ngjarja ka subject të saj, netët e fundit të bombardimeve të NATO-s, mbi caqet serbe, me ç’rast për here të parë të ikurve nga lufta ju prishet rahatia, në momentin që në vendin sekret, ku janë fshehur fillojnë të hynë, ushtarët si nga radhët e UCK-s, ashtu edhe paramilitaret serb, apo edhe një ushtar gjysmë i “konvertuar”, simbas skenave, njiher shfaqet me një beret e UCK-ës, e më pas në atë të ushtarit rusë, për t’u mbyllur me ardhjen e ushtarit të fundit të luftës, një ushtari i NATO-s, me uniformën dhe emblemën e ushtrisë Amerikane, i cili edhe tregon që lufta ka përfunduar.
 
E gjithë, ngjarja është e përshtjelluar në një bodrum në qendër të Prishtinës, ku Toni (Julian Gjaci), një gazetar shqiptar dhe Dragani, një gazetar serb, cinik dhe i lodhur nga konflikti, kanë zgjedhur pjesëmarrjen në luftë, aty nën tokë. Pyetja mbetet, nëpërmjet shfaqjes se çfarë po ndodh me dy burrat të uritur, të dëshpëruar dhe të frikësuar, forcat e të cilëve po luftojnë vetëm jashtë lufte, aty të “groposur” disa metra nën tokë, në atë bodrum të një pallati të braktisur, kur her dëgjohen shpërthime – her shkrehje karikatorësh.
 
Drama "Një shqiptar, serb dhe ushtarë" e cila është e shkruar nga Ibi Abazi, dhe e vënë në skenë nga regjisori i talentuar Avni “Vinny” Abazi, është e gjitha, nji project dhe inisiativë vetiake e Avni Abazit : “Woë....mendoj se nuk ekziston asnjë cilësi tjetër që është aq esenciale për suksesin se sa cilësia e këmbënguljes. Kjo të cileson ty Vinny Abazi . Që një dekadë jemi bashkë, por këto dy vitet e fundit do ti veçoja vetëm për këtë arsyeje " këmbënguljen tënde" Punove fort, aq fort sa që nuk pate frikë nga deshtimi, puna jote si Producent, aktor e sidomos si regjisor u shpërbly, edhe kesaj here por, kësaj here ishte më ndryshe! Ishte më emocionale. Ishte në Sh.B.A” shkruan në statusin e saj në Facebook, bashkëshortja e regjisorit Ibadete Abazi, e cila mburret me shprehjen “O sa mire me qen shqiptar dhe gruaja e Avni Abazit o hej!”
 
Ajo dhe bashkëshorti i saj – duket se kanë përjetuar emocione të vecanta këto ditë edhe me pjesmarrjen në këto shfaqje edhe të kolegeve të tyre , e pikerisht te atyre nga komuniteti i artistëve shqiptar në Nju Jork : “Atëhere kur ta nderon punën kologu, e në rastin konkret hiç ma pak se James Biberi! Zemra bjeshkë t'bahët.”, thotë Ibi, dhe shtonë se vazhdojme sontë në orën 8PM në “Producers Club Theaters” në zemër të Nju Jorkut.
 
Mbas shfaqjes së natës së parë gazeta Bota sot, nga Nju Jorku, foli me producentin e dramës “Një Shqiptar, Një Serb dhe Ushtarët”, me Avni “Vinny” Abazi, i cili per fillim për një gjë të tillë behet fjale per nje shfaqje te till ne Nju Jork, ka per te falënderuar aktorët e shfaqjes si dhe gjithë ekipin realizuese.
 
“ Unë dhe Ibadete Abazi – Ibi, themeluam teatrin e “Mjaltit dhe Gjakut (Honey and Blood Theatre)”, këtu në New Jork, dhe nga të gjitha dramat saj Ibi, i ka të shkruara, menduam që asnje nuk e perfaqëson më mire idenë e këtij teatri se sa “Një Shqiptar, Një Serb dhe Ushtartët”.
 
Më pas i pyetur se a ka pasur vështërsi, Abazi përgjigjet se :’Vështëresi ka shumë që të fillohët një punë artistike nga zeroja dhe pa asnjë mbeshtetje financiare nga askush, por kur në dorë ke një dramë të mrekulluesheme sic është teksti i shfaqjës “Një Shqiptar, Një Serb dhe Ushtartët” atehere gjerat janë ma të lehta sepse nuk ka aktor serioz që nuk ka deshirë të interpretoj rolët që një dranmë e fuqishnme ofron.” –
 
Ai foli po ashtu edhe për karakteret, që ka përzgjedhur, për të luajtur këtë dramë:
 
“Procesi i përzgjedhjës se aktorëve, puna më ta dhe finalizimi i projektit, ka qënë punë afër dy mujorë dhe celsi i suksesit në një shfaqje, që me zatën e saj ka të bëjë pikrishtë në faktin që kënd e perzgjedh, dhe kush do të të portretizoj figurat, që autorja dhe ti si regjisor ke në mendje. Premiera, për mua është ballafaqimi i aktoreve për here të parë më publikin dhe normalishtë ka emocionët e veta. Por megjithatë jamë shumë i knaqur më lojën e tyre dhe pritjën që publiku bëri për ta.”
 
Ai tregon dhe “sekretin” e vënjes në skenën njujorkeze të kësaj shfaqje :
 
“Unë si aktor gjithmonë kam gjetur mbeshtetje në popull dhe vertetë andaj gjejë rastin ti falenderoj të gjithë ata që më janë ndodhur afër. Deri sa si producent dhe si regjisor gjithmonë luftoj të sjelli risi, si në përmbajtje, si në teme. Dramat që unë realizoj janë pjelle e trurit tonë, që nga shkronja e parë e deri në atë që ju patë mbremë. Dua të them që puna jonë është origjinale dhe normalishtë, synim kemi që brumin tone nga Kosova ta plasojme tek auditori amerikan. - Ky është projekti i parë i Teatrit të “Mjaltit dhe Gjakut” dhe shpresojme që shfaqja do këtë rrugetimin e saj si brenda SHBA-ve po ashtu edhe në trojet etnike. Premiera ishtë vertet e sukseshme si nga pjesmarrja e njerzve ashtu edhe loja e aktorëve” tha regjisori i dramës "Një shqiptar, serb dhe ushtarë".
 
Një dramë kjo e shkruar nga Ibi Abazi, dhe e vënë në skenë nga regjisori i talentuar Avni “Vinny” Abazi, e cila ka cast të tij aktorin kroat Ivica Marc, dhe, tre interpretues të talentuar si Julian Gjaci, Izzy Durakoviq, si dhe një aktor i lindur në Serbi, Ivan Kirincic, dhe po shfaqet ne në kinema teatër “Producers Club Teatrot” në West 44th Street, në qytetin e New Yorkut, jo shumë larg Broadway me famë në zemër të qytetit.
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat