SHBA : “Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varroseshin në Shqipëri”

Amerika

SHBA : “Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varroseshin në Shqipëri”

Nga: Beqir Sina Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:59
Foto

NEW JERSEY : - Çifti shqiptar Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurie Oparaku, 64 vjeçe humbën jetën tragjikisht në SHBA pasi u përplasën nga një makinë, që po lëvizte me shpejtësi. Policia amerikane ka arrestuar 29-vjeçarin, Donald Kumar Davis, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin, që iu ka marrë jetën shqiptarëve.

Ata ishin dy Shqiptarë qe jetonin prej disa vitesh në SHBA, ndërsa kishin shprehur se dëshira e tyre e fundit ishte të preheshin në vendlindje.

Çdo fatkeqësi që i lëndon thellësisht, shqiptarët e Amerikës, me sa duket e ka gjetur edhe një zgjidhje. Kjo zgjidhje, tashme në dy vitet e fundit po zhvillohet me shumë sukses në SHBA, nëpërmjet platformës “GoFundMe”, e cila është një platformë në rrjetin social të internetit, në të cilën njerëzit kryesisht tentojnë të mbledhin para për projekte të ndryshme apo mbledhin ndihma financiare për familje në nevojë.

Familje, që kalojnë momente të vështira dhe thellësisht të dhimbëshme përfshirë, këtu edhe rastin më të fundit të çiftit të emingrantëve shqiptar nga Pogradeci Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurie Oparaku, 64 vjeç, të cilët humbën jetën aksidentalisht në New Jersey, dhe prane tyre jane gjendur shqiptarët me “Gofundme”, te cilet vetëm për dy ditë kanë mbledhur 38 mijë dollar.

Aksidenti rrënqethës i dy shqiptarëve, duket se ka prekur thellë shqiptarët e Amerikës, sidomos ata në rrjetin social Facebook, e cila nuk ka munguar edhe nga ndihma nëpërmjet platformës “GoFundMe”, ku dëshira e vetme e çiftit ishte se "duhej të varrosej në shtëpi në Shqipëri", ashtu si kan deklaruar anëtarët e familjes, dhe ky amanet do të realizohet nëpërmjet fushatës GoFundMe me moton "Ne do ta nderojmë këtë dëshirë për ta"

Aksidenti që mori jetën e çiftit të emingrantëve shqiptar nga Pogradeci Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurie Oparaku, 64 vjeç, ka ndodhur ditën e shtunë më 29 qershor, 2019, në orën 7 të mëngjesit, me kohën lokale.

Donald Kumar Davis, 29 vjeç, ka qenë simbas policisë, duke drejtuar një automjet të tipit “Dodge” prodhim i vitit 2015, dhe është përplasur fuqimisht në rruge me një automjet të tipit “Toyota Corolla” të vitit 2005, që sapo dilte nga pragja e një kompleksi apartamentesh në rrugën Harrison Avenue, qytetin Garfield të New Jersey, dhe e ka shtyur automjetin e tyre, përafërsisht 20 metra, thanë autoritetet.

Donald Kumar Davis, 29 vjeç, i cili është arrestuar për dy akuza për vrasje me automjet - dhe shpejtësi mbi normat e lejuara në zonat e banuara, mbasi u shtrua në spital me gërvishtje të vogla dhe djegie nga ajri i makinës, u regjistrua në burgun e Bergen County, ku është në pritje të një seance dëgjimore.

 

Indikacionet fillestare, simbas policisë ka qenë shpejtësia e madhe.

Çifti i emigrantëve shqiptar nga Pogradeci, Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurie Oparaku, 64 vjeç, u shpallën të vdekur në Qendrën Mjekësore të Universitetit Hackensack, pak kohë më vonë se ndodhi aksidenti.

Simbas gazetës lokale “Daily Voice” Muhamet Oparaku, i cili ka qenë një shef i policisë në Pogradec, Shqipëri, emigroi në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij, e cila ishte e punësuar në supermarketin “Garfield Walmart” 10 vjet më parë, dhe përfundimisht u bë një menaxhere e ketij super marketi “Walmart” në Garfield - NJ.

"Ata kishin një zemër të përulur, njerëz të dashur dhe në punën e tyre", tha një qytetar që i njifte ata duke shtuar : "Gruaja nuk fliste mirë anglisht, por punonte shumë, mësoi dhe bë një menaxhere e madhe. Vetëm një javë para se ajo u vra, shkoi në një pergatitje akademike dhe mori vlerësim të shkëlqyer, duke kaluar testin me ngjyra fluturuese", tha një puntore e këtij supermarketi.

Ndërkohë, Muhamet Oparaku, ishte "shumë inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm", tha nji komëshiu i tyre.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat