Ambasadorja Çitaku i shkruan gazetares Laura Konda

Amerika

Ambasadorja Çitaku i shkruan gazetares Laura Konda

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:01
Vlora Çitaku dhe Laura Konda

Vlora Çitaku "Laura Konda, ka qenë dhe mbetet ikonë" Pas 20 vitesh, Laura Konda largohet nga Zëri i Amerikës, emocionohet.

WASHINGTON : Pas dy dekadave, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda, mbas 20 të shërbimit të saj gazetari largohet nga Zëri i Amerikës. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej edicioni i fundit i “Ditarit” pres saj. Ajo tha se, ky do të ishte edicioni i saj i fundit në “Zërin e Amerikës”. Ndërsa foli për intervistat me qytetarët, politikanët në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA dhe karrierën e saj këto dy dekada në Zërin e Amerikës, Konda i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin.

Kronika që mbylli sot “Ditarin” te “Zëri i Amerikës” ishin disa momente të gazetares në televizion, intervistat me politikanët e famshëm, etj.

Një mike e saj si quant ajo Laurën, Ambasadorja Çitaku, thotë në mesazhin e saj përshëndetës, në llogarinë e saj në Facebook, se për Çitakun dhe për gjeneratën saj, Laura Konda, ka qenë dhe mbetet ikonë.

"Tash e mbi 20 vit, në ditët tona më të vështira, sikurse edhe në ato më të lumtura, ka qenë Laura që na i ka kumtuar lajmet nga Washington DC. Zëri i Amerikës ka qenë dhe mbetet institucion i besuar dhe kredibil. Megjithatë Laura do të na mungojë."

Thotë ambasdorja Çitkau, ndërsa uroi penzionim të qetë e të rehatshëm Laura Kondës: "Nga Kosova me dashuri!"

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat