Telegram ngushëllimi nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA, për ndarjen nga jeta Atë Nikon - Bota Sot
Telegram ngushëllimi nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA, për ndarjen nga jeta Atë Nikon

Amerika

Telegram ngushëllimi nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA, për ndarjen nga jeta Atë Nikon

Nga: Beqir Sina - New York Më: 4 shtator 2019 Në ora: 19:26
Atë Niko

Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA përmes një telegrami dërguar Kancelarit Arthur Liolini i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e vëllait të Tij, Kishës Orthodoxe dhe Familjes Liolin, për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit i Kishës Ortodokse Shqiptare At Nikon i ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare në Boston ditën e Diel 1 Shtator.

At Nikon drejtuesi i Dioqezës Shqiptare të SHBA-së, i kushtoi gjithë jetën e tij edukimit dhe predikimit fetar. Ai ishte i lindur dhe i rritur në një familje me lidhje të fortë me Kishën Ortodokse Shqiptare të SHBA.

Në telegram, Shoqata “Shpresa” më tej ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të At Nikon, duke vlerësuar lartë cilësitë njerëzore dhe fetare.

At Nikon Liolini kishte respekt për Shqipërinë dhe gëzonte respekt nga besimtarët ortodoksë shqiptarë në tokën amerikane.

Ndërkaq ne Shoqata “Shpresa” në SHBA kemi se çtë ndajmë në këtë moment të vështir me Ju !: “Ndajmë kujtime të përbashkëta të pa harruara për më shumë se gjysmë shekulli. Bashkohemi në lutje dhe në zi për Kryepeshkopin Nikon”.

Zoti të ju jap juve dhe familjes tuaj forcën për ta përballuar këtë moment të vështirë!

Kujtimi i vëllait tuaj le të jetë i përjetshëm!

Me shume respekt Shoqata “Shpresa “ - SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...