Mbesa e dëshmorit të luftës së UÇK-së në Kosovë, shembull suksesi në SHBA - Bota Sot
Mbesa e dëshmorit të luftës së UÇK-së në Kosovë, shembull suksesi në SHBA

Amerika

Mbesa e dëshmorit të luftës së UÇK-së në Kosovë, shembull suksesi në SHBA

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:41
Fjoralba Ademaj dhe Gent Cakaj

Fjoralba Ademaj, mbesa e dëshmorit të luftës së UÇK-së në Kosovë, Vezir Ademaj është një tjetër histori shqiptare suksesi përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një foto të postuar pikërisht më nxënësen e dalluar të Nju-Jorkut, Fjoralbën, shprehet se dëshmi të tilla flasin për sakrificën më të lartë të dëshmorëve të luftës.

“Në shkollën ”Children of the Eagle” takova edhe nxënësen e dalluar të Nju-Jorkut, Fjoralba Ademaj, mbesën e dëshmorit të luftës së UÇK-së, Vezir Ademaj! Ky i fundit la jetën e qetë të perëndimit për t’iu bashkuar luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës. Në fund, vendi të cilit ai trimërisht i fali jetën, e kujtoi me nderim dhe përulje duke i dhënë titullin hero”.

“Mbesa e tij sot, pavarësisht historive të dhimbshme e sfidave të panumërta familjare, mëson shqip në Nju Jork dhe shkëlqen në mësime si nxënëse shembullore mes ShBA-ve! Shembujt si Fjoralba janë dëshmia më e prekshme se secila sakrificë për pothuajse një shekull histori nën pushtim ka pasur vlerë sublime”, shprehet ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...