Nxënësit e shkollës, dhe ekipi i futbollit, nderojnë lojtarin e vrarë në aksident me makin - Altin Nezaj 17 vejçar

Amerika

Nxënësit e shkollës, dhe ekipi i futbollit, nderojnë lojtarin e vrarë në aksident me makin - Altin Nezaj 17 vejçar

Nga: Beqir Sina Më: 20 tetor 2019 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Më shumë se 1.000 bluza blu ngjyra e skuadrës Pearl River  u shitën në kujtesë të numërit 71 Altin Nezaj.

PEARL RIVER NJ : Një komunitet tërë, po kujton një nxënës shkolle dhe një lojtar futbolli i skuadrës së Shkollës River Pearl, i cili humbi jetën në një aksident me makinë javën e kaluar, njoftojë media lokale, raporton Bota sot.

Në shenjë respekti kan qenë dy ekipe të shkollave të mesme të qytetit, ku ai jetonte - dy ekipe rivale futbolli - këto,  në ligën e Shkollave të Mesme, të cilat u mblodhën të Shtunën,  për të treguar mbështetje dhe dashuri për 17-vjeçarin shqiptar Altin Nezaj. 

Ngjarja siç dihet ka ndodhur javën e kaluar në një aksident automobilistik ku i ndjeri Altin Nezaj udhëtonte së bashku me Saniha Sana Çekiç e cila edhe ajo humbi jetën, në ndërkohë që drejtuesja e automjetit 17 vjeçarja Aisha Radonçiç është jashtë rrezikut për jetën por e dëmtuar rëndë fizikisht.

Lajmin e parë me emrin e të ndjerit, u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku ai mësonte, pikerisht shkolla e mesme “Pearl River”, njoftojë e para gazeta shqiptaro amerikane Illyria.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës, e cila porsa mësojē lajmin e vdekjes ka ndezur edhe qirinj dhe vendosur lule e fotografi me kujtime në homazh për shokun e shkollës.

I riu që ka humbur jetën ka qenë shqiptaro-amerikani Altin Nezaj i cli ishte pjestar i ekipit të Futbollit amerikan të shkollēs së Mesme Pearl River , dje kishte lojën e rradhës në kalendarin sportiv.

Në lojën e së shtunës në stadium ishte një det blu me spektatorë, fëmijë e prindër të qytetit  që mbanin nga një bluzë të uniformës së ekipit Pearl Ricer me numër 71 në pjesën e pasme - që ishte numri i fanellës të futbollistit që humbi jetën Altin Nezaj.

Po ashtu edhe flamuri i Shkollës së Mesme Pearl River, që atë ditë qëndron në gjysëm shtizë si dhe Nr. 71 shfaqet vazhdimisht në tabelën e madhe elektronike të stadiumit në shenjën nderimi nga nxënsit e shkollës ku ai mësonte.

Krye trajneri i Nezaj i tha televizionit të qytetit TV12 se është e pabesueshme të shohësh që të gjithë këta fëmijë e prindër ta mbështesin atë dhe familjen e tij.

“Dy vëllezërit e tij , “ thanë për TV12, se “duke parë të gjithë mbështetjen që ata marrin nga njerëzit që ata njohin dhe shumë njerëz që nuk i njohin, i ka ndihmuar ata gjatë kësaj kohe absolutisht të vështirë” 

Më shumë se 1.000 bluza blu ngjyra e skuadrës Pearl River  u shitën në kujtesë të numërit 71 Altin Nezaj. 

Shqiptari Nezaj, që humbi jetën në aksident ishte kthyer në një yll futbolli, në shkollën e mesme “Pearl River” dhe miqtë shprehen se ai kishte një shpirt të bukur dhe buzëqeshje të madhe. Në ndeshjen ku ai kishte luajtur të premten, rreth 15 herë nuk e kishte lejuar kundështarin të shënonte gol dhe kishte mundësuar fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 34-14.

Një nga shokët e tij të skuadrës ka thënë : “Edhe pse u deshën disa vite për ta bindur, kur u bashkua me skuadrën e futbollit si mbrojtës, ai solli gëzim dhe lumturi për ekipin. Dje ishte këtu me ne, ndërsa sot nuk është më”.

Ngjarja e ndodhur ka shokuar gjithë komunitetin, amerikan dhe shqiptar miq dhe të afërm të viktimave. Shkolla ka ofruar edhe këshillim psikologjik për nxënësit e saj.

Autoritetet amerikane duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit kan deklaruar se nga të dhënat e nxjerra konfirmohet se te të tre viktimat e aksidentit nuk janë gjetur as edhe një shenjë alkooli ose droge

Në ndërkohë një faqe e rrjeteve sociale në internet GoFundMe thotë se donator të ndryshëm gjithashtu kan mbledhur deri tani më shumNezaj.ë se 50,000 dollarë për familjen e Altin Nezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat