Shoqata Rugova në Nju Jork, festoi 11-vjetorin e themelimit

Amerika

Shoqata Rugova në Nju Jork, festoi 11-vjetorin e themelimit

Nga: Beqir Sina - New York Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 06:18
Pamje nga manifestimi
Ansambli Folklorik Autokton “ Rugova” preformojë me rastin e 11 vjetorit me një kolazh të pasur nga kjo trevë historike e Kosovës.
 
BRONX NY : Shoqata “Rugova” mbajti mbrëmjen festive të 11-të vjetorit të krijimit të saj në një atmosferë festive në lokalin Maestros në Bronx të New York-ut, të shtunën në mbrëmje mes fjalimeve përshëndetëse dhe festimit përmes këngëve e valleve të krahinës së Rugovës - nga Ansambli Folklorik Autokton « Rugova ».
 
Dhjetra bashkatdhetarë, kryesisht ata me prejardhje nga krahina e Rugovës dhe Peja me rrethe, u mblodhën për të festuar 11-vjetorin e themelimit, por edhe për të festuar me këtë rast edhe 107 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
 
Në mbrëmjen festive për 11 Vjetorin e Shoqatës Rugova, morën pjesë mysafirë të nderuar përfshirë : Ambasadoren Teuta Sahatqija- Kosnsulle e Përgjithëshme e Kosovës, me komunsullen Albana Bylykbashi, këshilltari Mark Gjonaj, Juristi Vedat Gashi i sapo zgjedhur në Ligjastaturën e Westcheter County, filantropisti Richard Lukaj, e tjer.
 
Udhëheqesja e programit Fatjona Kelmendi, duke ju faleminderuar për pjesmarrjen ,bashkëatdhetarëve, Rugovasve, për pjesmarrjen e tyre në mbrëmjen festive të 11 vjetorit të Shoqatës Rugova, ua urojë atyre në emër të Shoqatës Rugova - këtë manifestim.
 
“Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj. Pranija juaj si gjithmonë veçse po i adheshton mbrëmjet tona, uroj me këtë rast të kalojmë një mbrëmje të shkelqyeshme. » tha ajo.
 
Ndërkohë, që udhëheqësia e programit shfrytëzoj rastin t'i përshendesi presidentin e bordit, anëtarët e bordit dhe të gjithë ata që janë pjesë e Shoqatës Rugova, i faleminderojë ata për të gjitha ato që bënë që Shoqata të jetë sa me e suksesshme dhe më afër të gjithë Rugovasve,” tha Kelmendi.
 
Ndërsa një faleminderim të vecantë udhëheqësja e programit, dha në emër të shoqatës Rugova, edhe për Ansamblin, duke theksuar se ky grup folklorik autokton si pjesë e Shoqates Rugova, po ndihmon në ruajtjen dhe kultivimin e traditës Rugovase.
 
“Po ashtu një faleminderim i posaqëm tha ajo shkon edhe për donatorët, dhe antarësinë të cilët me kontributet e tyre ndihmojnë që Shoqata të vazhdon se ekzistuar »
 
Layla Lukaj ishte e jashtëzakonshme në këndimin e Himnit Amerikan në këtë fest, ashtu si dhe këngëtari Besim Muriqi me këndimin e Himnit Shqiptar.
 
Ndërsa Himni i Republikës së Kosovës vetëm u intonua.
 
”Qëllimi kryesor i këtij manifestimi kulturor është që të festojmë së bashku edhe 11 vjetorin e krijimit të shoqatës sonë “Rugova” por edhe të festojmë 28 Nëntorin - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.”, tha kryetari i shoqatës, Feriz Muriqi në hapje të kësaj mbrëmje festive kushtuar 11 Vjetorit të Shoqatës Rugova.
 
“Shoqata “Rugova » tha ai u krjiua në vitin 2008, në New York, nga Rugovasit që jetojn e veprojn në SHBA. Ndërsa Misoni kryesorë i Shoqatës Rugova, është që përmes aktiviteteve e projekteve të ndryshme të ruhet e kultivohet, gjuha, kultura dhe tradita Rugovase e Shqiptare.”
 
Më pas Muriqi foli edhe për atë që Rugovasit në SHBA, ishin dhe janë pjesë e pandarshme e të gjitha veprimtarive e aktiviteteve Kombëtare me dekada të tëra edhe këtu në diasporë, duke luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt përparimit dhe zhvillimit të saj, prej nga lufta për çlirimin e saj - pavarësinë e tjera.
 
“Ne kemi dëshmuar edhe në të kaluarën se të bashkuar mund të bëjmë edhe të pamundërën të mundur. Të bashkuar ne mund të bëjmë mrekullira, andaj shfrytëzojë rastin, « tju bëjë thirrje edhe një herë ngë kjo foltore ku po festojmë së bashku të mos nguroni asnjëherë dhe të bashkohemi sa më shumë në rrugëtimin tonë të përbashkët në qëllimin tonë dhe angazhmimin tonë të përbashkët” tha kreu i kësaj shoqate Feriz Muriqi.
 
Kryetari e Shoqatës Rugova po ashtu shfrytëzojë rasti që të ftoj të gjithë pjesëmarrësit që të bashkohemi sa më shumë rreth Shoqatës, të cilën ai e quajti “ tonën dhe tuajën, ngase do të gjeni edhe vëmendjen e angazhmimin tonë në cdo kohë dhe për cdo gjë” tha Muriqi.
 
« Gjëjë rastin nga kjo festë, shtojë ai të faleminderojë edhe ata që ndihmuan dhe dhanë për shoqatën me zëmergjërësinë e tyre, pa u ndalë së ndihmuari dhe kontribuar për Shoqatën Rugova dhe kurdoher për çështjen tonë të përbashkët kombëtare.Aqsa edhe pa këtë ndihmë edhe Shoqata Rugova, ma do mendja nuk do të egzistonte, », u shpreh kryetari i kësaj shoqate të fjalimin përshëndetës Feriz Muriqi.
 
Në kuadër të shoqatës funksionon Ansambli Folklorik “Rugova” i cili i argëtoi mysafirët me një program të pasur kulturo – artistik. Ndërkaq, nga Kosova enkas për këtë mbrëmje kishte ardhur pjestari i Ansamblit Rugova - Hysen Kurti , i cili u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.
 
Këtë mbrëmje festive e përshëndetën edhe Ambasadoria Teuta Shatqija - Kosnsulle e Përgjithëshme e Kosovës,, këshilltari Mark Gjonaj, dhe Juristi Vedat Gashi, i sapo zgjedhur në Ligjastaturën e Westchester County.
 
Në urimin e saj përshëndetës Ambasadoria Sahatqija, përcolli urimin për të gjithë Rugovasit : “ Rugova e trimave, Rugova e njerëzve që kan vendos në edukimin në Kosovë. Rugova e Ibrahim Rugovës, Rugova e Nju Jorkut, e cila sot po vazhdon atë punën e vyer dhe shumë vjecare që është bërë në Kosovë dhe vazhdon edhe këtu ne mes nesh në SHBA.Pa Shoqatën Rugova dhe rugovasit në Nju Jork, nuk mundet të nisë asnjë fjalim - pa ju dhenë atë mirënjohjen e madhe dhe faleminderimin për gjithcka ju bëni për vendlindjen tuaj dhe për shqiptarët. Duke mbajt gjallë shpresat e shqiptarëve si në Kosovë e kudo. Ju faleminderit për gjithmonë!”
 
Ndërkohë, duke përcjell edhe një urim të vecnatë për zgjedhjet e 4 nënëtorit dhe fitoren e 5 shqiptarve, Ambasadorja e Sahatqija, tha se : “Urojë me këtë rast që gjithmonë të festojmë, ashtu si festuam këto ditë me dy të zgjedhurit tanë këtu në Nju Jork, dhe 3 të tjerët në, Boston, Detroit, dhe Waterbury, në një festë ku shqiptarët në të gjithë Amerikën, patjetër treguan se po fuqizohen edhe më shumë, jo vetëm në aspektin ekonomik dhe të miërqenjes së tyre, që pa dyshim është kryesor, jo në aspektin social , por aqsa edhe të asaj që po mbani dhe ruani kulturën e traditën , historinë tonë kombëtare, ku shqiptarët sot duket se po fuqizohen vazhdimisht në atë krah që nesër ndoshta do të përfaqësojnë shqiptarët edhe në kongres dhe senat në SHBA.”
“Shoqata Rugova ka një mision të rëndësishëm në mbrojtjen dhe thellimin e vlerave tona kombëtare, duke bartur mbi vete traditat tek gjeneratat e reja”, tha Valon Nikci, për gazetën tonë, duke shtuar se "Në vite me radhë Rugovasit, kan festuar të bashkuar kështu e me shumë krenari jo vetëm festën e Shoqatës - por edhe festat tona kombëtare - pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës” .
Në fund gjatë gjithë mbrëmjes festive të 11 Vjetorit të Shoqatës « Rugova » kënduan Besim Muriqi,dhe Amarda Arkaxhiu shoqëruar në Keyborad nga Tan Papa.
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat