Me flamuj kombëtar, dhjetra kamionë me ndihma nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë - Bota Sot
Me flamuj kombëtar, dhjetra kamionë me ndihma nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë

Amerika

Me flamuj kombëtar, dhjetra kamionë me ndihma nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 23:30
Pamje nga aksioni
Biznesmeni i njohur amerikano-kosovar, z.Rrustem Gecaj, ka marrë vendimin të ndajë fonde për viktimat e tragjedisë së tërmetit në Durrës
PRISHTINE - DURRES : Nga Kosova, kamionët e mëdha (maunet) me ndihma, simbas rrjeteve sociale Facebook e Twitter, thuhet se janë në radhë për në Shqipëri - duke kaluar nga “Rruga e Kombit”, përkatësisht drejtimi për Durrës dhe Thumanë, aty ku njerëzit presin çdo ndihmë  mbas atij tërmeti të fort që goditi dje Shqipërinë e Mesme.
 
Ushqime, veshëmbathje, gjëra higjienike dhe gjithçka tjetër janë nisur nga qytete të ndryshme të Kosovës
 
Në mesin e karvanit të autojmeteve, thuhet se është me mjetet e tij, nga Rahoveci - Kosovë, edhe pronari i kompanisë së famshme të verave Stone Castle, biznesmeni i njohur shqiptar nga Kosova, në Nju Jork, z.Rrustem Gecaj, i cili thuhet se  ka marrë vendimin të ndajë fonde për viktimat e tragjedisë së tërmetit në Durrës. 
Në fondet e Stone Castle të filantropisitit Rustem Gecaj, janë përfshirë batanije, produkte ushqimore dhe higjienike, për 800 qytetarë të Shqiperisë. #PrayforAlbania #Bashkë for ever!"
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat