22 vjet burg për Sajmir Alimehmetin - Përkrahje dhe e mbështeti ISIS-in nga Bronx - Bota Sot
22 vjet burg për Sajmir Alimehmetin - Përkrahje dhe e mbështeti ISIS-in nga Bronx

Amerika

22 vjet burg për Sajmir Alimehmetin - Përkrahje dhe e mbështeti ISIS-in nga Bronx

Nga: Beqir Sina Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 06:05
Sajmir Alimehmeti

- Njeriu i nga NYC i cili u përpoq të bashkohej me ISIS-in, duke u « ndihmuar » nëpërmjet  një Agjenti të Zbulimit për të arritur në Siri pranojë fajin 

 - Ai u përpoq të udhëtonte për në Lindjen e Mesme për t'u bashkuar me ISIS në të paktën dy raste, por u bllokua secila .

BRONX NY : Ky është një shqiptar i ardhur dekadat e fundit në SHBA, qytetar amerikan i cili pranojë se në dhomën e tij mbajti një flamur të grupit të Shtetit Islamik - apartamentin e tij në Bronx , dhe u dënua nga një Gjykat Federale e Qarkut Manhattan me 22 vjet burg të Premten pasi u deklarua fajtor për akuza bashkëpunim me Grupe terroriste, trasmetojë televizioni kombëtar NBC , raporton Bota sot New York. 

26 vjeçari Sajmir Alimehmeti, u dënua të Premten nga Gjykata e Qarkut të Manhattan në New York, SHBA, gjykatësi Paul A. Engelmayer, i cili e quajti atë një "bombë me sahat që mund të shpërthete shumë shpejtë". Ndërsa qëndrimin e tij e quajti "të tmerrshmë".

Simbas NBC thuhet se në shkurt 2018, ai pranoi se kishte siguruar në mënyrë të fsheht mbështetje materiale për grupin terrorist në Siri.

NBC tha se Alimehmeti kishte punuar si një ndihmës në punime hidraulike,  mbasi më parë për një kohë kishte punuar edhe në një kompani për shërbimet funerale. 

Alimehmeti - u arrestua në maj 2016 me prova të mbledhura gjatë tetë muajve nga dy oficerë të policisë së fshehtë të qytetit të Nju Jorkut dhe një punonjës i fshehtë i FBI që i ishte paraqitur atij si rekrutë i grupit të Shtetit Islamik.

Sajmir Alimehmeti, u arrestua në moshën 22 vjeç në Bronx nga Seksioni i Task Force dhe akuzohet për ofrimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste, sipas një ankese të paraqitur nga Zyra e Avokatëve të SHBA-së tha NBC.

Ndërsa Autoritetet amerikane thanë që Alimehmeti filloi të mbledhë armë siç janë thikat luftarake që mund të përdoren në një sulm terrorist të stilit "të vetmuar".

Agjentët e arrestimit të tij raportuan se ai e përdorte kompjuterin e tij për propagandën terroriste, dhe kudo shfaqte hapur flamurin dhe imazhet e luftëtarëve xhihadistë.

Avokati amerikan Geoffrey S. Berman tha në një njoftim se Alimehmeti kishte udhëtuar jashtë SHBA - për të mbështetur fushatën terroriste të grupit të Shtetit Islamik, duke blerë armë të përdorura për shërbime ushtarake dhe ka punuar duke ndihmuar një rekrutim tjetër që të merrte dokumente udhëtimi, pajisje dhe teknologji të encryption për të luftuar me grupin në Siri.

"Edhe pas burgosjes së tij, Alimehmeti - vazhdoi sjelljen e tij mbështetëse për ISIS duke punuar me njerez që kishin vënë bomba në Chelsea, si dënuari Ahmad Khan Rahimi, për të shpërndarë propagandën e ISIS edhe në burg," tha Berman.

Sipas ankesës penale nga viti 2016, ai u përpoq të udhëtonte për në Lindjen e Mesme për t'u bashkuar me ISIS në dy raste në vitin 2014, por u bllokua çdo herë nga autoritetet britanike. Pastaj, ai dyshohet se u përpoq të ndihmonte një informator të fshehtë, i cili pretendonte se po përpiqej të bashkohej me organizatën, thanë autoritet amerikane.

Ankesa pretendon se Alimehmeti së pari udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar në tetor të 2014 në një përpjekje për të vazhduar më tej në Lindjen e Mesme, por iu mohua hyrja në vend kur autoritetet britanike në Aeroportin e Mançesterit mbasi iu gjetën në bagazhin e tij nuncucks dhe veshje kamuflimi.

Ai u përpoq përsëri atë dhjetor, sipas ankesës, dhe u ndalua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar pasi autoritetet britanike në aeroportin Heathrow në Londër gjetën imazhe të ISIS dhe materiale ushtarake të improvizuar me pajisje eksplozive në celularin e tij.

Të paralajmëruar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, FBI shkoi në vend punën, e tij në Bronx, duke ju prezantuar Alimehmetit si rekrut për të fshehur informatorët e zbatimit të ligjit që paraqesin si rekrutë të ISIS të interesuar për të udhëtuar në Siri, sipas dokumenteve të gjykatës, tha NBC.

Dhe sqaroi se :  « Një vit pas përpjekjes së dytë, Alimehmeti u përpoq të merrte një pasaportë të re dhe pretendoi se kishte humbur të vjetrën, sipas ankesës. Por ai dyshohet se u tha agjentëve të fshehtë se ai tashmë kishte 2.500 dollarë për të udhëtuar në Siri, por i duhej të merrte një pasaportë të re me një emër tjetër, sepse ai kishte pulla refuzimi nga Mbretëria e Bashkuar dhe ishte "tashmë në sistem".

Kur ai u takua me agjentë të fshehtë, u tha  se ka  shprehur interes për t'u bashkuar me ISIS-in, përsëri duke i thënë një personi që ai mendonte se ishte i drejtuar jashtë shtetit, i kishte thënë « Unë jam gati të shkoj me ju, njeri ... Ju e dini se do të ... bëj gjithçka ....,,sepse skam më se çfarë për të bërë me këtë vend ".

Ai pastaj e bleu një pasaport tjetër dhe atë nëpërmjet një informatorit të kamufluar në telefon dhe që do të përdorete për jashtë shtetit dhe gjoja ka folur për "aplikacionin" që do të shifronin komunikimet e tij. Ankesa gjithashtu pretendon se Alimehmeti gjithashtu mori prej garanci nga një agjent në aeroportin John F. Kennedy në mënyrë që agjenti të mund të siguronte atij që të fluturonte për t'u bashkuar me ISIS.

Sipas ankesës, Alimehmeti mbante dy video muzikore të prodhuara nga ISIS, të cilat përshkruanin një skenë se si një të burgosuri iu prenë kokë në Siri ngase dyshohej për agjent i fshehtë. Ai gjoja u tha agjentëve se videot e ndihmuan atë të qëndronte i motivuar gjatë ushtrimit.

Fotografitë nga ankesa tregojnë se ai pozonte në apartamentin e tij në Bronx me atë që duket se është një flamur i ISIS. Ai gjithashtu dyshohet se bleu thika, doreza prej çeliku, një sharrë me bateri që mbahet edhe në xhep si dhe pranga dhe maska, dhe kishte skedarë MP3 që përmbajnë leksione nga ish zyrtari i al-Kaidës Anwar al-Awlaki.

Gazetat e Njujorkut thanë se Alimehmeti u tha kontakteve të fshehta që ai dhe vëllai i tij "kishin planin e tyre" për të udhëtuar nga Shqipëria në Siri, por që vëllai i tij ishte arrestuar në Shqipëri.

Në një shënim, FBI tha në dokumentet gjyqësore se vëllai i Alimehmeti u arrestua me armë dhe akuza për sulm terrorist në Shqipëri në gusht 2015 trasmetojë televizioni kombëtar amerikan NBC raporton Bota sot nga New York.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat