Faleminderit Kosovë!

Amerika

Faleminderit Kosovë!

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:08
Organizata e gruas "Shpresë & Paqe"

Nëpërmjet Ambasadores së Kosovës Znj.Teuta Sahatqija në New York, organizata e gruas "Shpresë & Paqe" falenderoi popullin e Kosovës, qeverinë e rininë e saj, për ndihmat humanitare, logjistike e vullnetare që i afruan Shqipërisë në këto ditë të vështira, ku nga katastrofa natyrore e 26 Nëntorit humbën jetën 52 persona, u plagosën qindra të tjerë, e u rrënuan mijra shtëpi banimi.

Njëherësh anëtaret e kësaj organizate i dhuruan Ambasadores Teuta Sahatqija një Çertifikate "Mirënjohje" për punën e saj të suksesshme jo vetëm në fushën diplomatike, por edhe atë sociale e kulturore. E cila me përpjekjet e saj dhe stafit të Konsullatës së Kosovës është duke i treguar botës vlerat e arritjet e popullit, rinisë e në veçanti të vajzave shqiptare në Kosovë.

Organizata e Gruas " Shpresë & Paqe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat