Festa e Fundvitit me Kongresistin Eliot Engel - Bota Sot
Festa e Fundvitit me Kongresistin Eliot Engel

Amerika

Festa e Fundvitit me Kongresistin Eliot Engel

Nga: Beqir SINA - New York Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 06:05
Pamje nga ngjarja

Të Dielën, më 15 Dhjetor në Riverview Caterers (One Warburton Avenue Hastings-on-Hudson) Westchester New York, zona électorale 16të e kongresistit demokrat të New Yorkut, Eliot Engel, përfaqësues në 18 ligjistatura në radhë, në Kongresin Amerikan, u mbajt një pritje vjetore e organizuar prej tij dhe familjes Engel me rasten festave të fundvitit

Për shumë vite, në të njëjtin vend miku i math i shqiptarëve - kongreisisti Eliot Engël, ka festuar më përkrahësit e tij dhe miqt e tij festat e fundviti, Krishtlindje, Hanukah dhe Vitin e ri duke mirëpritur komunitetin lokal për festimin përfundimtar të festave.

Ndërsa qëllimi kryesorë për një pritje të tillë festive është respektimi duke ruajtur traditën e politikanëve amerikanë, të zgjedhur si përfaqësues komuniteteve të kremtimit të lindjes të Krishtit në 25 Dhjetor, festa është bërë shkak edhe për një faleminderim dhe urim të perzemërt për, anëtarët e families, mbështetsit, miqtë, dhe të gjithë atyre që ishin krah angazhimeve të kongresmenit në Uashington gjatë gjithë mandatit të tij në Capitol Hill.

"Më lejoni që në emërin tim bashkëshortes Patt dhe fëmijëve të mi që t'ju uroj festa të lumtura,dhe të bukura për të gjithë ju" tha Engel, ndërsa përshëndeti më shumë se 300 mysafirë në pritjen vjetore "Congressman Eliot Engel Holiday Party 2019".

Të ftuar dhe të pranishëm në këtë ndeje ishin edhe ata që janë miqt e tij të ngusht dhe që janë parë pranë me dekada shumë afër me kongresitin Eliot Engel - përfshirë këtu edhe mikun e tij të veçantë - veprimtarin e njohur Harry Bajraktari dhe Rrustem Geci, këshilltarin Mark Gjonaj, si dhe disa nga aktivistët e komunitetit Shqiptaro-Amerikan, që janë në çdo festë si mysafirët e kongresitit Elito Engel dhe familjes së tij, znj. Vjosa Nikçi, dhe z. Valon Nikçi, e të tjerë.

Në pritjen vjetore"Congressman Eliot Engel Holiday Party 2019", për nderë të festave të fundvitit të pranishëm në këtë ndejë ishin aktivistë të shumtê, politikanë dhe qeveritarë në nivel lokal dhe federal të kantonit Westcheter dhe Eastchhester - New York.

Valon Nikçi I tha gazetës tonë se z. Engel i përshëndeti të pranishmit duke i faleminderuar shumë për pjesemarrjen dhe për ndihmën e tyre, pa harruar edhe le këtë rast si gjithëmonë në evente të tilla një përshëndetje e veçantë edhe për komunitetin Shqiptaro-Amerikan , shqiptarët për ndihmën e pareshtur.

Valon Nikçi I cili është një veprimtar I dalluar së bashku me bashkëshorten Vjosën, i cili ishte dje në pritjen e Engel, tha po ashtu se : ", Nuk duhet harruar se z. Engel garon edhe për një mandat në kongres në vitin 2021 dhe ndihma e komunitetit Shqiptaro-Amerikan, është më se e novojshme" tha ai , duke shtuar se : " Duhet theksuar se kjo garë nuk do të jetē e lehtë për Z. Engel, andaj ftojmë komunitetin Shqiptaro-Amerikan të mobilizohemi dhe ta ndihmojmë mikun tonë në kongres i cili gjithmonë ndihmon Shqipërinë, Kosovën dhe popullin Shqiptarë në Ballkan" tha ai.

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat