130 Ushtarët e Gardës Kombëtare nga Kolorados u thonë lamtumirë familjeve përpara vendosjes së tyre në Kosovë - Bota Sot
130 Ushtarët e Gardës Kombëtare nga Kolorados u thonë lamtumirë familjeve përpara vendosjes së tyre në Kosovë

Amerika

130 Ushtarët e Gardës Kombëtare nga Kolorados u thonë lamtumirë familjeve përpara vendosjes së tyre në Kosovë

Nga: Beqir Sina Më: 5 janar 2020 Në ora: 06:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Sgt. Catherine Rayburn e Gardës Kombëtare të Kolorados sapo u kthye nga një vendosje në Afganistan gjashtë javë më parë. Tani ajo po vendoset në Kosovë për vitin e ardhshëm.

AURORA, COLORADO- Në kuadër të misionit të NATO-s, 130 ushtarë amerikanë nga Garda Kombëtare në Kolorado njoftohet se janë nisur të Ejten e kaluar(2 Janar 2020) për në Kosovë, ku do të qëndrojnë për një vit.

Në një kronikë të realizuar nga një televizion lokal Fox31 KDVR & Chanel 2 në SHBA para nisjes, ushtarët thanë se ata po shkojnë në Kosovë -në mbështetje tê KFOR-it në një mision që trupat amerikane e kan nisur njëzetenjë vjet më parë në Kosovë, prej çlirimit të saj.

Ku trupat amerikanë së bashku me 20 vende të tjera po kontribuojnë në misionin e NATO-KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Për disa nga ushtarët, e kësaj garde - kjo do të jetë hera e parë që vijën me mision në këtë pjesë të botës, ndërkohë që njeri prej tyre  tha se sapo ishte kthyer nga Afganistani.

“Në Kosovë nuk kam qenë asnjëherë dhe as diku tjetër në Europën Juglindore. Kam qenë disa herë në Lindjen e Mesme, dhe Afganistan por kjo do të jetë një aventurë e re në Kosovë » tha njëri nga ushtarët e sapo nisur.

Kështu më shumë se 130 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kolorados , gjatë ceremonisë i thanë lamtumirë familjeve të tyre , ndërsa përgatiteshin në një bazë në Kolorado për t'u vendosur në vendin shtetin më të ri evropian atë  të Kosovës.

Ushtarët janë gardista nga Regjimenti i 135-të i Aviacionit të cilët me këtë rast u nderuan zyrtarët e lart ushtarak, gardistët e tjer dhe anëtarët e famijleve në një ceremoni lamtumire të mbajtur të enjten pasdite në bazën e Forcave Ajrore Buckley në Aurora, shkruan shtypi amerikan dhe përcjell gazeta Bota sot nga New Yorku-u

Zyrtarët ushtarak të kësaj baze i thanë gazetarve para nisjes se janë rreth 130 ushtarë të shërbimit aktiv që do të kalojnë gjithë vitin e ardhshëm në Kosovë - duke kryer shërbime që do të përputhen me përvojën e tyre ushtarake - si sulme ajrore, apo evakuim të viktimave dhe çdo mbështetje luftarake së bashku me forcat e NATO-s, në Kosovë.

Ata gjithashtu u tha se do të ndihmojnë autoritetet lokale gjatë sezonit të ardhshëm veror , sidomos në fatkeqësit natyrore siç janë ndonjeher zjarret masive në atë pjesë të Evropës.

« Kjo mund të duket si një vendosje paqësore, por drejtuesit e Gardës Kombëtare të Kolorados u kujtuan ushtarëve që Ballkani mund të jetë një vend i nxehtë» , sipas tyre.

"Ka pasur një luftë mjaft të rëndë atje (në Kosovë 1999)dhe ka ende shumë probleme atje. Njerëzit janë të lënduar - Kështu që ne do të bëjmë operacione mesevac 24-7 ndërsa do të jemi atje", tha Lt. Koloneli Kenneth Walsh para nisjes për shtypin amerikan.

"Unë kurrë nuk kam qenë jashtë vendit më parë, kështu që do të jetë një përvojë e re për mua," tha 23-vjeçarja Kelley Bowers nga Aurora.

Të tjerët në grup janë veteranë të dislokimeve të shumta nëpër botë.

"Unë kam qenë në Afganistan për gjashtë muaj dhe që atëherë kam qenë në në shtëpi me familjen time për ndoshta rreth 40 ditë. Dhe tani i bashkohem gardisteve  dhe jemi duke shkuar për në Kosovë për 11 muaj," tha Stanton Walker nga Cedaredge, i cili faleminderon gruan e tij mbështetetjen e tij që të marrë pjesë edhe në këtë mision përtej oqeanit.

Dhe ata janë gjithmonë të gatshëm ta bëjnë më të mirën për ushtrinë amerikane 

"Ne do të jemi atje (në Kosovë) në interes të sigurisë sonë kombëtare. Do të kthehei më të gatshëm nga ç'kemi qenë ndonjëherë. Dhe ne do të kthehemi duke lënë një vend më të sigurt," tha Walsh.

Trupat amerikanë janë kryesisht në kampin Bondstill dhe qe 21 vjet po demonstrojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

Në njëzetenji vitet e fundit, 19 shtete federale amerikane i kanë dërguar trupat e Gardës Kombëtare për të marrë pjesë në operacionet në mbështetje të paqes në KFOR.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat