Çikago nis urimin: Tungjatjeta Kosovë!

Amerika

Çikago nis urimin: Tungjatjeta Kosovë!

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Çikago

Diaspora shqiptare në Amerikë për një shekull në krah të çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e  Kosovës.

Në Çikago ndër vite,demonstrata,shkrime,reagime,takime me Kongresin Amerikan (Senat dhe Kongres)në Washington, që në takimet me senatorë,kongresmenë dhe me administratën e shtetit,kërkesa për shpetimin dhe të drejtën për liri dhe pavarësi të Kosovës si dhe çështja shqiptare e pa zgjidhur  nën regjimet e fqinjve grabitqarë të tokave tona.

***
Aktivitete të përditshme kombëtare në Çikago.Viti 1998-1999 dhe lufta për lirinë e Kosovës.Dalja publike e UÇK-së dhe malet e luftës për liri me komandantin legjendar Adem Jashari,diasporën shqiptare në Amerikë e vuan në lëvizje,që me ndihmat matriale në miliona dollarë të ndara nga  kafshata e gojës,u bënë plumba për lirinë e Kosovës.

***

Kur nisi lufta në Drenicë dhe djelmenia shqiptare (UÇK)nëpër malet e Kosovës dhe të thirrjes së Drenicës me Adem Jasharin:,,Eja të luftojmë bashkë,,ishte mesazhi i qartë për diasporën shqiptare në Amerikë në programin e saj historik:Ja sot jo kurrë...!Në Çikago,me zemrën plot mërgimtarët tanë mbushën tovolinën vetëm për një natë mbi 1 milionë dollar.

***

Në analet e historisë të kohës,në Çikago edhe gratë shqiptare për djelmeninë shqiptare që  kishin marrë pushkën(UÇK)kundër Serbisë,i hoqet stolitë prej ari dhe i vuan në tovolinë që të bëhen depozitë(dollar)për luftën për lirinë e Kosovës.

***

Këto ngjarje historike të diasporës në Çikago i patën prirë me zemrën atdhe në udhëheqjen e Komunitetit Shqiptaro-Amerikanë:Jusuf Azem  një nga më të vjetrit në krahun e diasporës në Amerikë,për të shpaluar analet  e kësaj historie:
Hydajet Bregu,Ilaz Kadriu,Qazim Ismajli,Memo Gjonzeneli dhe breza të tjerë karshi atdheut.

***

Ora historike nuk ndalet më kaq.Në këtë qytet me rrethinë ku jetojnë e punojnë mbi 50 mijë shqiptaro-amerikanë,dallohet me angazhimet e tij dyzetë vjeqare në fushën kulturore Pajazit Murtishi dhe monodrama për kryetrimin e Drenicës heroike, që e ndërroi kahjen historike të Kosovës ,,Unë jam Adem Jashari,,për diasporën në Amerikë ishte mesazhi kombëtar se si duhet të bëhet Atdheu.

***

KF,,Albanian Stars,,për  një lojë të futbolit dhe në nderim të Adem Jasharit në manifestimin kushtuar komandantit të UÇK-së kaluan Atlantikun dhe shkuan në Prishtinë të veshur kuq e zi për lojën e futbollit dhe mesazhin :Gëzuar Lirinë dhe Pavarësinë Kosovë!

***

SHSHA në Çikago në bashlkëpunim me SHGSHA-së në vitin 2015 organizuan Konferencën Ekonomike për Investime në ekonominë e Kosovës,që pa rezervë është përkrahur nga Oda Ekonomike Amerikë-Izrael me mikun e shqiptarëve dhe këshilltari i lartë  në këtë institucion ekonomik dhe të biznesit,Daniel Shure.Në këtë takim ekonomik pati marrë pjesë delegacioni shtetërorë ish -presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

***

Çikago nis urimin: Tungjatjeta Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat