Normalisti i Normalës së Elbasanit, Hydajet Bregu ishte caktuar mësues në Mitrovicë

Amerika

Normalisti i Normalës së Elbasanit, Hydajet Bregu ishte caktuar mësues në Mitrovicë

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:19
Skënder Karaçica

Hydajet Bregu nga Përmeti i Shqipërise në vitin 1944 e kishte lënë Shqipërinë dhe ia kishte mësyer vendeve të Evropës për të mbërri në Amerikën e largët.

Në vitin 1999 kur pata mbërri në Çikago të Amerikës,ndonëse nga katrahurat vrastare deri në shkallë të gjenocidit të regjimit fashist të Serbisë në Kosovë,e takova Njeriun e respektuar dhe me zemër të madhe ndaj kombit shqiptar dhe te hartës së Shqipërisë Etnike,Hydajet Bregu.

Një kohë ai udhëhoqi me sukses Komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Çikago dhe,në kronikat e kohës ai mbetet një nga organizatorët më të mirë të jetës së diasporës shqiptare në Amerikë,që,shpeshherë na thoshte:,,Duajeni shumë kombin dhe Atdheun Shqiptar,,!

Hydi ynë i dashur tërë pasurinë e tij e kishte lënë testament Universitetit DePaul në Çikago në shumën prej 5 milionë dollaresh për brezat e rinj shqiptarë dhe për amerikanët që të dijnë më shumë se kush është populli i lashtë Shqiptar në hapësirën e vet të Shqipërisë Etnike dhe pjesë e Evropës.

Hydajet Bregu ishte nxënës i Shkollës Normale të Elbasanit,aty ku brezat e rinj shqiptarë dhe ata nga Kosova që u dërguan me ndihmën matriale të Hasan Prishtinës si dhe projekti kombëtar i Luigj Gurakuqit për udhën e dijes për mësuesit e shkollës shqipe në shekullin e kaluar.Në këtë tempull të dijes Hydajet Bregu kishte profesor të klasës Aleksandër Xhuvani dhe pas diplomimit me dekretin e ministrit të arsimit të kohës Ernes Koliqi u caktua që të shkoj në Mitrovicë të Kosovës së kohës për të mësuar shqiptarët e rinj Abetarën e Gjuhës Shqipe.Mirëpo,për shkak të rrethanave të kohës dhe të pushtimit serb të Kosovës,Hydajet Bregu nuk u bë mësues i shkollës shqipe në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat